Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh teksa u pa në një video të postuar nga një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale New York.
Mbrëmjen e djeshme bizesmeni shqiptar Elton Ilirjani ndau një video ku tregonte se ishte takuar me artisten madje edhe i kishte siguruar një dhomë në hotel për tre javë.
Tashmë Ilirjani ka dhënë një tjetër lajm për Parashqevi Simakun. Nëpërmjet një postimi të publikuar në Insta Story, Ilirjani shkruan se artistja pas shumë vitesh është në kontakt me familjen.
“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan Elton Ilirjani në rrjetet sociale.