Paratë, sondazhet dhe ‘Blues Brothers’…50 ditët e fundit të fushatës zgjedhore në SHBA

Paratë, sondazhet dhe ‘Blues Brothers’…50 ditët e fundit të fushatës zgjedhore në SHBA

Fushata zgjedhore amerikane përbëhet nga numra. Midis sondazheve, fondeve, faturave elektorale dhe votës popullore, ka aq shumë sa që të gjithë mund të gjejnë atë që duan në to, qoftë kjo edhe një shenjë shprese apo dëshpërimi.

Sidoqoftë, një gjë e padiskutueshme, numrat na tregojnë javët e fundit se momenti i votimit po afron dhe se prej disa të dhënave mund të kuptojmë çfarë fshihet

Kanë mbetur 50 ditë nga fundi i garës, prandaj koha në dispozicion për dy kandidatët për të përcjellë një mesazh të qartë te votuesit po mbaron. Ky është padyshim një faktor kundër Trump. Duke lexuar atë që shkruan shtypi amerikan, strategët republikanë janë shumë të shqetësuar…Trump duket më i përkushtuar për të reaguar ndaj asaj që i ka ndodhur sesa për të përpunuar një fjalim autonom.

Për demokratët, ky është një lajm i mire…në sytë e tyre, çdo ditë që kalon është një ditë më pak që presidenti ka në dispozicion për të bindur votuesit e pavendosur.

Sipas sondazheve në të gjithë vendin, Biden kryeson 10 pikë përqindje ndaj Trump. Por një analizë nga ‘YouGov’, botuar më 11 shtator, tregon se mbështetja për kandidatët mbetet e qëndrueshme: nuk ka votues të Trump që janë gati për të lëvizur te Biden, as e kundërta. Për këtë arsye, zgjedhja që do të bëjnë të pavendosurit është thelbësore. Sipas YouGov, nga këta vetëm 9 përqind do të shkojë për të votuar. Një tjetër gjë që del nga sondazhi është rëndësia që amerikanët i kushtojnë këtyre zgjedhjeve. 83 përqind e të anketuarve thonë se "pa dyshim" do të shkojnë të votojnë.

Një burim tjetër i pashtershëm i numrave është ai i financimit. Shuma e parave në dispozicion të secilit kandidat do të ketë një ndikim të madh në llojin e fushatës që do të zhvillohet në javët e ardhshme.

Në secilën zgjedhje, fushatat amerikane janë ndër më të shtrenjtat në botë. Zgjedhjet e vitit 2016 kushtuan 2.4 miliardë dollarë sipas organizatës monitoruese OpenSecrets.org. Këtë vit duket se Trump ka avantazh për sa i përket financimit, thelbësor për të paguar për reklamat dhe eventet në terren. Presidenti ishte në fakt kandidati i vetëm republikan në fushë që nga fillimi nisi mbledhjen e parave për rizgjedhje menjëherë, pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë. Biden, nga ana e tij, ka pasur shumë më pak kohë për të paraqitur veten si fytyra e Partisë Demokratike.

Krahasuar me avantazhin fillestar të Trump, javët e fundit dy tendenca të rëndësishme kanë dalë nga numrat e botuar në shtypin amerikan. E para është se fushata republikane ka shpenzuar tashmë pjesën më të madhe që kishte në kasafortë, 800 milion dollarë nga një miliard që ishte në dispozicion, sipas New York Times.

Trump - miliarderi i parë që u bë president i Shteteve të Bashkuara, me një pasuri personale të vlerësuar në 2.5 miliardë dollarë sipas revistës Forbes - thotë se ai është i gatshëm të financojë fushatën nga xhepi i tij. Presidenti bëri një deklaratë të ngjashme përsëri në vitin 2016, por meqenëse ai nuk i bëri publike deklaratat e tij tatimore, askush nuk mund të kontrollonte.

E gjithë kjo të kujton skenën në filmin ‘The Blues Brothers’ kur Jake dhe Elwood janë në makinën e tyre për të shkuar në Zyrën e Taksave të Qarkut Cook për të paguar taksat e tyre dhe për të shpëtuar jetimoren e Motrës Mary Stigmata.

Elwood: Nga këtu në Çikago është 106 milje, jemi furnizuar me karburant, kemi gjysmë pakete cigare, jashtë është errësirë ​​dhe ne kemi syze dielli.

Jake: Le ta vazhdojmë...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen