Në një mbledhje urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas skandalit të zbulimit të 125 bimëve me kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit, janë liruar nga detyra 4 ushtarakët që tashmë po hetohen në gjendje të lirë nga policia, si dhe është propozuar lirimi edhe për 10 të tjerë, jo vetëm pjesë e Forcave të Armatosura, por edhe të Policisë Ushtarake. Report Tv mëson se janë liruar nga detyra specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën, zv. Komandanti i togës në Kompaninë e Mbështetjes, si dhe magazinier dhe shoferi në Kompaninë e Mbështetjes.

Gjatë mbledhjes urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, për 10 ushtarakë u propozuan për lirim nga detyra, 6 të Forcave Tokësore dhe 4 të tjerë të Policisë Ushtarake, praktikisht shkrirje e instancave drejtuese.

Mes propozimeve për lirim nga detyra janë Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, Shefi i Shtabit Ushtarak, specialist dhe inspektorë, si dhe agjentë krimesh të policisë ushtarake. Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit u asgjësuan brenda territorit në administrim të repartit të Zall Herrit një numër prej 125 rrënjësh kanabis. Zbulimi i tyre u bë fillimisht nga avionët e Guardia di Finanza, të cilët prej fillimit të majin nuk kanë lënë pëllëmbë tokë të territorit shqiptar pa kontrolluar dhe më pas me dronët e policisë janë saktësuar edhe koordinatat e sakta, të cilat konfirmonin se kanabisi po kultivohej brenda repartit.

 Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan për shpërdorim detyre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, për të cilët u caktua masa “arrest në burg”. Ata argumentuan para gjykatës se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vështirë kanë njoftuar eprorët e tyre. Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej në muajin maj në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.

Parcela me kanabis i kultivuar në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbulua më 5 gusht 2023 si rezultat i operacioni ‘Fokusi’. Kontrollet me dron të policisë evidentuan një zonë ku dallohej se ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa policia sekuestroi 125 bimë kanabis. 

Të arrestuar janë Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa do të hetohen në liri Komandant Reparti dhe zv/ komandanti i togës.