Një boksiere transgjinore e cila më parë ishte ndaluar të merrte pjesë në kampionatin botëror për shkak se dështoi në testet e testosteronit dhe të përshtatshmërisë gjinore, ka fituar ndeshjen e saj të parë olimpike pasi kundërshtarja e saj u dorëzua.
Algjeriania Imene Khelif fitoi ndeshjen pas vetëm 46 sekondash, pasi italiania Angela Carini u dorëzua pas disa sekondash. Italiania ra në tokë dhe shpërtheu në lot pas dorëzimit dhe nuk pranoi t’i jepte dorën Khelifit pas shpalljen së vendimit.
Carani tha pas ndeshjes se u dorëzua pas dhimbjeve të forta në hundë që ishin shkaktuar nga grushtet e kundërshtarit.
“Unë nuk jam këtu për të gjykuar, apo për t’u gjykuar. Nëse është e drejtë apo nuk është e drejtë, nuk më takon mua të vendos. Unë thjesht bëra detyrën time si boksierë. Hyra në ring dhe luftova” shtoi Carini.
Kujtojmë që boksierja algjeriane Khelif në kampionatin botëror në Neë Delhi të një viti më parë u skualifiku disa orë përpara ndeshjes së saj, pasi nuk përmushte kriteret e pranimit të IBA.
Ndërkohë që kryemistrja italiane, Giorgia Meloni, po vizitonte sportistët italianë, shprehu kritika në lidhje me faktin se Carini duhej të boksonte me Khelif.
“Duhet t’i kushtojmë vëmendje, në përpjekje për të mos diskriminuar, se ne në fakt po diskriminojmë të drejtat e grave. Kjo është e padrejtë", tha Meloni.
Ajo shtoi se ishte e çuditshme “që mund të ketë një dyshim, dhe shumë më tepër se një dyshim, për një garë të padrejtë dhe potencialisht të rrezikshme për një nga pretendentët në Lojërat Olimpike, një ngjarje që simbolizon drejtësinë sportive“.
S.DH/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
26.2%
-
Njësoj
15.3%
-
Më keq
58.5%
Vota total: 4108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00
-
Paris 2024/ E mërkura nata e rekordeve! Pan theu rekordin botëror dhe Marchand vendosi dy rekorde olimpike brenda dy orësh
1 Gusht, 17:00
-
Paris 2024/ Kosova në vendin e dytë, më mirë se 'Dardanët' ka bërë vetëm Serbia! Shqipëria kërkon medaljen e parë Olimpike
1 Gusht, 16:32
-
Paris 2024/ Boksierja italiane bie në gjunjë dhe qan pasi e rrahu një 'mashkull biologjik': Nuk kam ndjerë kurrë një grusht aq të fortë (VIDEO)
1 Gusht, 15:39
-
Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë
1 Gusht, 15:24
-
Paris 2024/ Loriana Kuka i jep fund karrierës
1 Gusht, 13:54
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
30 Korrik, 22:54
-
Paris 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit
30 Korrik, 13:30
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57