Paris-Notari i Shqipërisë, Grisi Koxhaku është eliminuar prej garës në not, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash, Koxhaku ka dalë i pesti në grupin e tij, por nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.
“Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Koxhaku është notari i dytë që eliminohet nga Lojërat Olimpike, pas Kaltra Meçës, e cila e mbylli garën e saj me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 21 të qindtat, me 16.42 sekonda më vonë se vendi i parë.