Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë

Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë

Yusuf Dikec

Tifozët e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’ janë trazuar në mediat sociale për shkak të një fotografie të qitësit turk, Yusuf Dikec, duke garuar në garën e përzier me pistoletë ajrore 10 metra. 51-vjeçari dhe partnerja e tij Sevval Ilayda Tarhan fituan medaljen e argjendtë.

Dikec fitoi famë pasi një foto u shpërnda në mediat sociale ku ai konkurronte në një mënyrë jokarakteristike të relaksuar pa pajisjet tipike të qitjes dhe njërën dorë në xhep.

Shumica e gjuajtësve në Lojërat Olimpike përdorin mbrojtje për veshët kur gjuajnë dhe vendosin syze të specializuara që errësojnë vizionin në njërin sy, në mënyrë që konkurrentët të mos kenë nevojë ta mbajnë të mbyllur dhe nganjëherë kanë lente të lyera për të ndihmuar me shkëlqimin.

“Turqia dërgoi një djalë 51-vjeçar pa lente të specializuara, mbulesë sysh apo mbrojtje veshi dhe siguroi medaljen e argjendtë”, shkroi një përdorues në rrjetin social X – të cilit miliarderi Elon Musk iu përgjigj: “Nice”.

“A dërgoi Turqia një vrasës me pagesë në Lojërat Olimpike?”, shkroi një tjetër.

“Qeveria e Turqisë: Ne kemi një lloj pune tjetër për ju këtë javë”, ishte një tjetër koment.

Yusuf Dikec

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja