Tiranë, 15 Korrik 2024 - Atletja Luiza Gega, një nga sportistet e para të kualifikuara për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është zgjedhur flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik Shqiptar.
Flamuri iu dorëzua asaj nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në ceremoninë zyrtare të organizuar në Pallatin e Sportit “Feti Borova” nga Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.
Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, vlerësoi punën gjatë viteve dhe përkushtimin e sportistëve, që arritën të bëhen pjesë e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”.
“Është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive. Me sportistë tanë elitar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaqëson, simbolikën e madhe dhe dorëzimin te ekipi ynë” u shpreh Manastirliu.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe morale për sportistët dhe shprehu besimin se Shqipëria do të ketë një përfaqësim dinjitoz në Paris.
“Ky rrugëtim në këto Lojëra Olimpike është një dëshmi e angazhimit tuaj të palëkundur për sportin por nga ana tjetër dhe e mbështetjes sonë si qeveri një mbështetje që nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për ju”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.
Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Ishin parashikuar për sot, dështojnë zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës! Akuza mes palëve
4 Dhjetor 2024, 08:37
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05