Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka reaguar për herë të parë pasi u shkarkua nga detyra me vendim të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit.
Nw njw postim nw rrjete sociale, Sulaj falënderon Edi Ramën dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës,dhe njofton se pas shkarkimit do t'i përkushtohet fushatës elektorale në mbështetje të PS-së dhe Ogerta Manastirliut.
Deklarata e plotw
"Te nderuar miq
Prej nje viti kam mbajtur postin e n/kr per kontrollin e territorit ne bashkine e Tiranes . Dua te ndaj me ju vleresimin maksimal per N/kryetaret drejtoret e drejtorive ,shefat e sektorit dhe cdo punonjes te thjeshte te bashkise se Tiranes. Jane njerez qe punojne me shpirt cdo dite per ti sherbyer qytetareve dhe shpesh jo ne kushte normale pune. Dua te falenderoj kryeministrin Rama per besimin dhe mbeshtetjen qe me dha gjate kesaj kohe ku udhehoqem lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje.
Me padurim dhe plote me energji do te perkushtohem ne sfiden elektorale ne mbeshtetje te PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.
Tirana e bukura e shqiptareve per te cilen do punojme te gjithe.
Lajmi kryesor:
Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj







