/ATSH-AFP/ - Drejtuesit e 50 vendeve si kancelarja gejrmane, Angela Merkel, kryeministri britanik, David Cameron, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, kryeministri italian, Mateo Renzi, kryeministri spanjoll, Mariano  Rajoy, shefi i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov dhe mbreti i Jordanisë do të marrin sot pjesë në marshimin republikan të organizuar pas atentateve kundër të përjavshmes satirike "Charlie Hebdo" dhe një supermarketi hebre.

Ky marshim, si dhe të të tjerë të organizuar në disa qytete të Francës, do të mbledhin pothuajse të gjithë zyrtarët politikë, sindikalë dhe fetarë framcezë, si dhe shumë personalitete nga bota artistike dhe intelektuale.

Më shumë se një milionë persona duke përfshirë dhe presidentin francez dhe zyrtarë të shumtë të huaj do të priten duke nisur nga ora 14:00 në Paris në marshimin republikan në kujtim të 17 viktimave të atentateve kundër gazetës "Charlie Hebdo" dhe sulmeve të përgjakshme që e pasuan.