Ajo ka nxjerrë në ankand nga koleksioni i saj parfumin “Dazzle” dhe paratë e fituara nga shitja e tij do ti dhurohen grupit që lufton për te drejtat e homoseksualëve.
Aktorja e ëmbël amerikane ka vendosur ta dhurojë një shishe me parfum, e cila është e zbukuruar me kristale me qëllim që të ndihmojë këto persona.
Hilton është shprehur se të ardhurat e fituara nga shitja do ti dhurohen për qëllime bamirësie “GLLAD-it”.
Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë në rrjetin social Twitter. Çmimi i parfumit”Dazzle” deri tani ka arritur vlerën 2.300 dollarë.
(b.t/shqiptarja.com)