Të qenit një personazh i famshëm nuk është aq e lehtë saç duket.

Shumë prej yjeve të ekranit janë të detyruar të duken të kuruar në çdo moment të ditës.

Paris Hilton është një prej femrave, e cila është e fiksuar pas pamjes së saj dhe sidomos kur bëhet fjalë për flokët.

paris hilton

Paris gjithmonë ka përdorur flokë të shtuar, ndërkohë që ditën e djeshme ka pasur një problem me to.

Paparacët kanë fotografuar Hilton në aeroportin e Los Angelesit kur po kthehej nga Nju Xhersi, ku kanë rënë në sy flokët e ndarë në pjesë.

paris hilton

Kjo bënte që Paris të dukej aspak bukur.

Së fundmi ajo ka qenë e angazhuar me promovimin e videos më të re me titull “Good Time”.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)