PARIS- Presidenti francez François Hollande ka deklaruar zyrtarisht  “se i ka dhënë fund jetës në çift me Valerie Trierweiler”, dy javë pas zbulimit të lidhjes së tij me aktoren Julie Gayet.

Duke shtuar se ai shprehej personalisht dhe jo me cilësinë e kryetarit të shtetit, sepse bëhej fjalë për “jetën e tij private”, François Hollande deklaroi për AFP, “Bëj të ditur se i dhashë fund jetesës së përbashkët me Valérie Trierweiler"

Më parë Presidenti francez ka mohuar lidhjen duke deklaruar se në media qakullonin "thashetheme të rreme". 

Dy javë më pare një revistë franceze publikoi disa fotografi për të treguar se z. Hollande ishte në lidhje intime me aktoren Julie Gayet.
 
Valerie Trierweiler, kaloi një javë në spital, pasi mesa mund të kuptohet nuk kishte asnjë dyshim se Presidenti ishte në një marrëdhënie tjetër.

Lajmi për ndarjen u dha fillimisht nga  gazeta`Journal du Dimanche` sot në mëngjes.

Kjo gazetë thoshte se ka qenë Hollande që e ka marrë iniciativën e ndarjes dhe që ka zgjedhur datën e zyrtarizimit të saj.

Qartësimi i kësaj situate vjen në një moment kur gazetarja është për një vizitë në Indi, në një mision humanitar me titullin si zonja e parë e Francës.
 
Sipas gazetës franceze, Trierweiler pas deklaratës zyrtare do të mbërrinte në Mumbai, si një qytetare e thjeshtë. Përsa i përket presidentit François Hollande, ai do të shokojë i vetëm në takimin që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga presidenti Barack Obama. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)