Stafi i restorantit Le Carillon në Paris, ku humbën jetën 15 persona ditën e premte gjatë sulmit terrorist, ka shkruar një shënim tek dera ku ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë të bashkuar në pikëllim, por edhe në shpresë.
"Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të përzemërta dhe të solidarizohemi me familjet e viktimave, të dashurit e tyre dhe për të gjithë ju miq dhe klientë të rregullt që keni qenë shpirti i këtij vendi gjatë 40 viteve të fundit. Të shokuar nuk kemi thënë asnjë fjalë deri më sot dhe si mundet dikush t'i gjejë fjalët në një kohë kaq të vështirë, por mendimet tona qysh prej të premtes, kanë qenë me të gjithë ju që keni humbur një person të dashur. Faleminderit për mbështetjen tuaj prekëse. Kurajo për të gjithë ju, të qëndrojmë të bashkuar në dhimbjen tonë, por edhe në shpresën e ditëve më të lumtura dhe vëllazërore," ky është mesazhi i shkruar me dorë, në letrën e vendosur në derën e restorantit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com