Dëshmitarja e shpëtuar nga masakra e djeshme ka rrëfyer për televizionin francez BFM se ka dëgjuar fillimisht të shtënat ndërsa ishte brenda në dyqan dhe ka vënë re se ai ishte i armatosur me dy kallashnikov, një thikë dhe një pistoletë.
Ajo rrëfen më tej se sapo ka hyrë Coulibali ka gjuajtur ndaj blerësve në dyqan, dhe për orë të tëra kanë qëndruar pranë dy kufomave. Sipas po kësaj medie mësohet se pengmarrësi ka deklaruar para se të vritej nga policia se po vepronte për të mbrojtur myslimanët në Palestinë.
Foto nga momentet e shpëtimit të pengjeve...edhe femije
Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar foto nga shpëtimi i pengjeve që mbaheshin në një supermarket në Paris nga Ahmed Coulibaly. Në këto pamje shohim një baba e cili shpërthen në lotë pasi kthejnë djalin e tij të vogël. Ndërsa një nënë e lumtur, është larguar nga skena e krimit duke buzëqeshur me fëmijën e saj në krah.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)