Paris SG në Francë ka gati një ofertë "monstruoze" për mesfushorin e Napolit Allan. Braziliani shihet si zëvendësuesi i denjë i Verrati-t, i cili nuk jep siguri për shkak të dëmtimeve.
Më herët, presidenti i Napolit ka deklaruar se do të merrte në konsideratë çdo ofertë të përafërt me 100 mln eurot dhe sipas asaj që raportojnë mediat Paris SG ka gati 80 mln për hapjen e bisedimeve. Një lëvizje që do të ketë efekt domino pasi Napoli do të kishte gati paratë për të transferuar italianin Barella.
Futbollisti i Cagliarit është objektiv i disa skuadrave si Chelsea dhe Inter, por nëse Allan do të kalonte te Paris SG atëherë klubi i De Laurentis do të shpenzonte pa problem 45 mln euro.