Franca i kërkoi sot Bashkimit Evropian të mobilizohet përball kërkesës për armatime të presidentit të Kurdistanit irakian, Massoud Barzani, në një letër që Laurent Fabius ia drejton homologes evropiane, Catherine Ashton.

Presidenti Barzani insistoi mbi rëndësinë madhore për të pasur armatime dhe municione që t'i mundësojnë të përballen me grupin terrorist të Shtetit Islamik (SHI).

"Është shumë e rëndësishme që BE-ja të mobilizohet që sot për t'iu përgjigjur kësaj kërkese për ndihmë", shkruan Fabius në këtë letër, duke shpresuar në zhvillimin e një mbledhje speciale të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.
Po e njëjta gjë u kërkua edhe nga Italia, ndërkohë që BE-ja sapo ka shpallur mbajtjen e një mbledhje në nivel ambasadorësh nesër në Bruksel.

Laurent Fabius ishte dje në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom i Kurdistanit, ku ai u takua me presidentin Barzani dhe asistoi në livrimin e ndihmave humanitare franceze që i destinohen popullsisë së shpërngulur që arratiset nga ofensiva xhihadiste e Shtetit Islamik (SHI)./ATSH/