Vrasja e 17 vjeçarit nga policia franceze ka ngjallur reagime të shumta në Paris ku janë organizuar protesta të dhunshme. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili tha se ishte shumë i prekur dhe e cilësoi ngjarjen si të pafalshme.
"Një adoleshent u vra. Kjo është e pashpjegueshme dhe e pafalshme," tha Macron gjatë një vizite në qytetin mesdhetar të Marsejës, duke thënë se rasti "kishte prekur të gjithë kombin" dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.
Ndërkohë në Paris vijojnë përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve.
Lajmi kryesor:
Policia franceze vret adoleshentin që nuk ndaloi makinën, protesta dhe trazira në Paris! Arrestohen 24 persona (VIDEO)











