Kryeprokurori francez Francois Molins konfirmoi se nga sulmet në gjashtë zona të ndryshme në zemër të Parisit humbën jetën 129 persona, ndërsa 352 të tjerë mbetën të plagosur, 80 prej të cilëve në gjendje kritike. Shtatë terroristë u vranë, ndërsa dyshohet se janë tre grupe terroristësh të koordinuara që organizuan sulmet makabre me shpërthime dhe me breshëri kallashnikovi. Molins tha se nje francez se bashku me dy pjesetare te tjere te grupeve terroriste te cilet kishin ardhur nga Belgjika, munden te largohen nga vendi.
Disa nga terroristët, të gjithë të rinj nga 16 deri në 30 vjeç janë një francezë, tre belg dhe një refugjat sirian i cili ishte regjistruar në ishullin grek të Lesbos më 3 tetor. Kryeprokurori tha se një nga terroristët ishte i pajisur me biletë për të parë ndeshjen miqësore Francë-Gjermani, çka ngre dyshimet se atentatorët kishin planifikuar të sulmonin brenda stadiumit. Përmesat do të ishin mjaft tragjike, duke marrë parasysh se stadiumi 80 mijë vendësh ishte i tejmbushur me tifozë.
Një makinë Seat i zi dhe një Volkswagen Polo, kjo e fundit marrë me qera nga një franzes që jetonte në Belgjikë, dyshohet se janë makinat me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur të cilët nisën të qëllojnë mes njerëzve të rastësishëm në bare, restorante, në stadiumin “Stade de France” kur po luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani dhe në sallën e koncertit në teatrin Bataclan ku u mbajtën peng qindra spektatorë.
Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka përforcuar kontrollet në kufi. Presidenti i Francës shpalli tre ditë zie dhe tha se terroristët do të luftohen pa mëshirë. Çfarë ndodhi në Paris të premten në mbrëmje është pikërisht ajo që shërbimet e sigurisë të Evropës i janë friksuar prej kohësh. Por si terroristët kanë ardhur në Evropë është një nga pyetjet që do të duhet të marrë përgjigje.
Sulmet ndodhën në qendër të Parisit, pranë stadiumit ku luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani e ku i pranishëm ishte dhe presidenti Francosi Hollande. Ndërsa me qindra qytetarë të tjerë u morën peng në sallën e koncerteve Bataclan ku performohej muzikë rock nga grupi "Eagle od Death Metal". Aty sulmuesit qëlluan me armë duke shënuar në mesin e qytetarëve të pafajshëm artdashës me dhjetëra viktima.
Banorëve të Paris u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe rreth 1.500 forca ushtarake janë vendosur në gjithë qytetin.
Nëse ndodheni në Paris mund të na dërgoni dëshminë tuaj dhe një numër telefoni përmes rubrikës Raportoni Ju (kliko këtu), të dhënat tuaja do të mbeten konfidenciale.
Ora 22:30 Rezulton fals alarmi për bombë
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në hotelin në afërsi të kullës Eifel. Pas kontrollit nga policia gjithçka është kthyer në normalitet
Ora 22:10 Reuters:Evakuohet kulla Eifel, alarm në një hotel.
Sipas agjencisë prestigjoze Reuters, policia ka evakuuar kullën e famshme Eifel mbrëmjen e sotme pasi dyshohet se në një hotel pranë saj është vendosur bombë.
Ora 21:40 Roja i sigurise: Ja si ndalova kamikazin te hyje ne stadium
Mediat franceze shkruajne se nje prej atentatoreve kishte bilete per te pare ndeshjen miqesore France-Gjermani qe luhej ne stadiumin "Stade de France". Roja i sigurise i cili ndodhej brenda stadiumit, thote se dalloi ne tunelin e lojtareve nje person tek i cili evidentoi se kishte ne brez eksploziv shperthyes. Me te kuptuar se eshte pikasur nga Security, atentatori ka bere pas dhe duke u larguar ka shperthyer veten. Sipas deshmise se oficerit te policise dhene per The Wall Street Journal vetem tre minuta me pas nje tjeter kamikaz hodhi veten ne ere jashte stadiumit. Nje tjeter sulm shperthyes vetevrases thote ai, u be pranë McDonald's, ku nje civil mbeti i vrare.
Ora 19:10 Prokurori francez: Terroristët përdorën 2 makina për sulmin
Tre celula terroristësh janë përfshirë në ngjarjen e së premtes në Paris ku mbetën të vrarë 129 persona dhe mbi 350 të plagosur. "Ne tashmë kemi për detyrë të gjejmë nga ata vijnë dhe kush i ka organizuar", - tha prokurori i Përgjithshëm francez Francois Molins.
Në një deklaratë për mediat ai tha se 7 terroristë kanë mbetur të vdekur nga sulmi pasi ishin të armatosur me brez eksplozivi. Molins tha gjithashtu se tre persona janë arrestuar nga autoritetet belge gjatë kësaj të shtune ndërkohë që kryeministri belg konfirmoi më parë se një prej të dyshuarve nga Belgjika ka qenë në Paris të premten megjithëse ende nuk konfirmohet si autor.
Gjatë komunikimit me median mbrëmjen e së shtunës, prokurori Molins konfirmoi se një prej terroristëve të vrarë ishte identifikuar si një 30 vjeçar francez i cili nuk është i panjohur për autoritetet pasi kishte një sërë rekordesh kriminale, por i padënuar ndonjëherë. Ai vinte nga lagjja "Courcouronnes", 25km në perëndim të Parisit. Molins tha se policia po heton dhe ka identifikuar 2 makina si pjesë e sulmit, një Seat të zi dhe një Volsvagen Polo po në ngjyrë të zezë të përdorur nga terroristët. Ai tha se mjeti Volsvagen ishte marrë me qira nga një shtetas francez që jetonte në Belgjikë. Ky person ishte identifikuar në një pikë kontrolli policor mëngjesin e së premtes ku së bashku me një tjetër po tentonin të kalonin në Belgjikë. Grupi hetimor po punon në këtë pistë, ndërkohë sipas BBC mendohet se ekziston një grup i katërt terroristësh ku këta tre persona mendohet të jenë pjesë
Ora 18:00 Ministri i Drejtësisë: Arrestohen edhe 5 persona në Belgjikë
Edhe 5 persona të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, të dyshuar si autorë të sulmit, këtë fakt e konfirmon ministri i Drejtësisë Fanceze. Ndërkoë sipas mediave ndërkombëtare dyshohet se terroristët janë të moshës 15-18 vjeç.
Ora 17:35 Ministri i Brendshëm francez: Të hënën nis shkolla
Ministri i Brendshëm Francez nëpërmjet një konference për shtyp ka lajmëruar se të hënën do të nisë normalisht procesi mësimor në shkolla. Jeta në qytetin e terrorizuar të kësaj tw premteje Paris duket se do të fillojë normalisht edhe pse me dhimbje dhe lot për të gjithë jetët e humbura
Ora 17:34 Të hënën një minutë heshtje në të gjithë Evropën
"Të gjithë evropianët janë të ftuar të bashkohen në një minutë heshtje, në kujtim të viktimave të sulmeve në Paris, të hënën në mesditë." Kështu lajmërojnë liderët e 28 vendeve të BE-së dhe BE-ja në një deklaratë të jashtëzakonshme të përbashkët
Ora 17:31 Një nga kamikazët ishte regjistruar si emigrant sirian
Pranë njërit prej kamikazëve të ngjarjes u gjet një pasaportë e një refugjati sirian,i rregjistruar në Lesvos më datë 3 tetor.
Ora 17:29 3 terroristë ishin belgë, një tjetër i dyshuar i arrestuar në Bruksel
3 nga terroristët tashmë të vrarë që shkaktuan sulmin terrorist në Francë janë me origjinë nga Belgjika nga ku mendohet se është organizuar dhe sulmi që i mori jetën të paktën 128 personave të premten e 13 nëntorit.Ndërkohë që sipas autoriteteve një tjetër i dyshuar si terrorist autor pjesëmarrës në ngjarje është arrestuar në Blegjikë
Ora 17:00 Rritet siguria në Francë, 1500 forca ushtarake
Pas sulmit terrorist shteti francez ka rritur sigurinë. Lajmin e bëri të ditur ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve, i cili tha se 1500 ushtarë do të shtohen në vende strategjike për rritjen e sigurisë.
Ora 16:36 Njëri prej terroristëve është francez
Një pasaportë egjiptiane dhe një siriane u gjetën nga autoritetet pas sulmeve në Stade de France, sipas gazetës franceze La Liberation. Siç është raportuar dhe më parë, policia franceze thonë se një nga autorët e masakrës së Bataclan është identifikuar nga shenjat e gishtërinjëve si një francez i njohur për shërbimet e sigurisë.
Ora 16:15 A është identifikuar atentatori në koncertin e "Eagles of Death Metal" ?
Në momentin që policia ka ndërhyrë në sallën ku mbahej koncerti Rock autori ka shpërthyer veten duke lënë më shumë se 100 të vdekur.Pyetja që shtrohet në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare e momentit është nëse është mundur të identifikohej ai. E dashura e një prej anëtarëve të grupit mendohet se ka filmuar në një video amatore pak sekonda autorin e dyshuar para se të ndërmerrte sulmin-shkruan Daily Mirror
Ora 16:02 Kërcënimet: Air France anulon fluturime nga Amsterdami
Të gjithë pasagjerët e avionit francez AF1741 Air France nuk kanë mundur të udhëtojnë, pasi kompania Air France u detyrua të anulojë fluturim në aeroportin e Amsterdamit, pas një kërcënimi në rrjetin social Twitter.Një përdorues Twitter-i nën emrin @jihadijohn8 shkroi në rrjetin social: “Dje dhe sot, Parisi, Brukseli dhe Aeroporti Schiphol në Amsterdam do të sulmohen nga vëllezërit tanë të ISIS”.
Një tjetër shkruante: “Të harrojmë ç’na bëri Rusia? Prisni e do shikoni çfarë do ndodhë me fluturimin AF1741 nga Amsterdami në Paris”.
Ora 16:00 Rradhë të gjata për të dhuruar gjak në Paris
Rradhë të gjata njerëzish janë formuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë viktimave që kanë nevojë për gjak. Shumë prej tyre kanë publikuar foto në rrjetet sociale dhe informacione për spitalet ku ka nevojë për gjak. Ata kanë përdorur hashtag #dondusang.
Po ashtu hashtagu #porteouvert( dyert hapur) është përdorur gjatë natës për të ofruar dhoma për këdo.
Ora 12:35 ISIS video-mesazh kercenues Frances: Do ju presim kokat, s'ka paqe po bombarduat
Shteti Islamik i ISIS ka publikuar një video-mesazh kërcënues ndaj Francës. Ata thonë se nuk do të ndalin sulmet dhe nuk do të gjejnë paqe për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet në Siri. Në video janë disa xhihadistë të armatosur ndërsa njëri prej tyre i cili përçon mesazhin e nis fjalën e tij me përshëndetjen në gjuhën arabe " Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu", ndërsa më tej vijon kërcënimet në gjuhën franceze.
Mesazhi i ISIS
Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu
Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë e Islamit, veçanërisht Francës.
Muxhahedinët në të gjithë botën nuk do të hezitojnë t'ju presin kokat.
Përsa kohë ju do të vazhdoni bombardimet, ne nuk do të gjejmë paqe. Ju do të keni frikë edhe të shkoni në dyqan.
I bëj thirrje vëllezërve myslimanë në Francë të cilët nuk kanë bërë xhihad, ata që nuk janë në gjendje të bëjnë xhihad, dhe atyre që nuk e dinë se çfarë është të bësh xhihad.
Dijeni se xhihadi është në çdo kohë obligim për të gjithë
Ju jeni urdhëruar të luftoni kafirët (jobesimtarët) kudo që ti gjeni ata.
Çfarë po prisni?
Ora 12:00 Hollande: 3 dite zie, sulmi nga frikacake te ISIS, por Franca do te ngrihet
Tre ditë zie kombëtare ka shpallur presidenti francez Francois Hollande pas sulmeve të ditës së premte në Paris.
Pas një mbledhje emergjente të autoriteteve të sigurisë, Hollande tha se përgjegjës për sulmet është Shteti Islamik. Ai tha se sulmet të kryera nga tetë persona të armatosur dhe njerëz që hodhën veten në erë, ishin të organizuara dhe të planifikuara nga jashtë. Sulmuesit Hollande i përshkroi si "frikacak" dhe tha se do të merret çdo masë për të luftuar kërcënim terrorist.
Ora 11:38 Deshmitaret: I Degjuam Allahu Akbar, fajesuan Hollande per sulmet ne Siri
Ata që shpëtuan pas sulmeve terroriste në Paris të Francës kanë treguar tmerret që kanë parë. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar terroristët të thonë Allahu Akbar - Zoti është i madh, dhe më tej të qëllojnë ndaj turmës me breshëri. Një dëshmitar tjetër rrëfen se terroristët të cilët nuk ishim më shumë se 25 vjeç bënë fajtorë presidentin Francois Hollande për ndërhyrjen që Franca ka bërë në Siri.
Ora 11:00 Italia shton masat e sigurisë pas sulmeve në Paris
Italia po merr masa sigurie mbas sulmeve në Paris, konfirmon kryeministri Matteo Renzi. Renzi u shpreh se sulmet ishin kundra të gjithë njerëzimit dhe mënyrës sonë të jetesës. Ai ka thirrur Këshillin e Sigurisë së Italisë për të diskutuar rreth kërcënimeve të mundshme.
Ora 10:30 Tifozët e evakuuar nga stadiumi këndojnë himin francez
Janë të papërshkrueshme me fjalë momentet kur tifozët dalin nga stadiumi pas sulmeve terroriste. Mes zërit të ngjirur nga tmerri i përjetuar dhe gëzimit që mundën të dalin gjallë, tifozët këndojnë himnin kombëtar francez. Ne momemtin e shperthimit luhej ndeshja miqesore France-Gjermani. Menjehere pas shperthimit tragjik tifozet u mblodhen ne mes te stadiumit dhe qendruan per ore te tera, dersai sa u evakkuan kur ishte garantuar siguria e tyre.
Video -Momenti kur tizofet e evakuuar lene stadiumin pas shperthimit
Video- Panik ne stadium pas shperthimit, tifozet ne miqesoren France-Gjermani "pushtojne" fushen