Paris-Ngjarja pranë Charlie Hebdo/ Pakistanezi kishte regjistruar një videomesazh dy minuta para sulmit

Paris-Ngjarja pranë Charlie Hebdo/ Pakistanezi kishte regjistruar një videomesazh dy minuta para sulmit

Hassan Ali, autori i sulmit me thikë të premten në Paris ku dhe u plagosën rëndë dy persona, kishte regjistruar një video dy-minutëshe para sulmit pranë ish-selisë së satirikes Charlie Hebdo. Sipas burimeve të hetuesve, në imazhet video Aliu duket shumë i tronditur, pothuajse në lot, për "karikaturat e profetit Muhamed". Gjithashtu në videon e zbuluar në shtëpinë e tij nga hetuesit, Ali thotë: Sot, e premte 25 Shtator, unë do të dënoj fajtorët".

Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qënë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy njerëz në Paris pranë ish zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Mbrëmjen e së premtes policia la të lirë një algjerian 33-vjeçar, i cili ishte dëshmitar dhe kishte “ndjekur sulmuesin”, pasi hetuesit vërtetuan pohimet e tij.

Deri mëngjesin e së shtunës, shtatë njerëz ishin të ndaluar në lidhje me sulmin e së premtes, përfshi të dyshuarin si autor të sulmit.

Sulmuesi u identifikua 18-vjeçari Hassan Ali nga Pakistani, i cili kishte arritur në Francë para tre vitesh si i mitur i pashoqëruar.

Në një intervistë me stacionin televiziv “France 2”, ministri i Brenshëm francez Gerald Darmanin tha se sulmi ishte, “qartësisht një akt terrorizmi islamik”.

“Në mënyrë të dukshme, ishte metodë e një terroristi islamik. Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri i përgjakshëm kundër vendit tonë, kundër gazetarëve, kundër shoqërisë tonë”, tha zoti Darmanin.

Prokurori francez kundër terrorizmit, Jean-Francois Ricard, tha se autori i dyshuar ishte arrestuar së bashku me një individ tjetër jo shumë larg nga vendi ku ndodhi sulmi.

Militantët islamikë sulmuan zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015 duke vrarë 12 njerëz. Ndërkohë në Paris po zhvillohet një gjyq për terrorizëm ndaj 14 individëve të akuzuar si bashkëpunëtorë në atë sulm.

Revista “Charlie Hebdo” zemëroi shumë myslimanë duke publikuar karikatura të Profetit Muhamet, dhe para fillimit të gjyqit revista ribotoi disa nga ato karikatura.

Javën e shkuar, policia zhvendosi shefen e burimeve njerëzore të revistës nga shtëpia e saj pasi ajo ishte shenjestër e këcënimeve me vdekje rreth fillimit të gjyqit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë