Është hapur sot për qytetarët e Tiranës Parku i Aventurave në Dajt, i pari i këtij lloji në Shqipëri që është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit.
Kryetari i Bashkisë Tiranë ishte pjesë e hapjes së këtij parku ku organizoi edhe një festë me kllounë, prestigjatorë, muzikë, animatorë dhe fëmijë të grupmoshës nga 8-14 vjeç.
Veliaj u shpreh se parku është një mundësi për të gjitha moshat për tu marrë me aktivitete.
“Në qoftë se njerëzit në qytetin tim thonë se vuajnë nga obeziteti, në qoftë se nuk kanë ushqim, në qoftë se kanë sëmundje kardiovaskulare, në qoftë se nuk thithin ajër të pastër dhe në qoftë se unë humbas prej këtyre faktorëve kapitalin e njerëzve, atëherë çfarë më duhet një qytet bosh me ndërtesa, pa njerëz, që jetojnë një jetë më të shkurtër prej ndotjes dhe gjithë problematikave të tjera? Ndaj e marrim shumë seriozisht, jo vetëm si një vend për të kaluar kohën dhe për të pasur pak variacion, por si një mënyrë dhe si një politikë konkrete për t’u thënë njerëzve, duhet të heqim fëmijët nga kafet në të gjithë Tiranën”, u shpreh Veliaj.
Kryetari Veliaj deklaroi se Bashkia Tiranë i ka kërkuar qeverisë që parqet kombëtare t’i kalojnë në administrim Bashkisë.
“Një nga gjërat që i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kryeministrit me të krijuar qeverinë e re, është që asete të tilla, që quhen parqe kombëtare, t’i kalojnë në administrim Bashkisë se Tiranës. Vetëm një kryetar bashkie me stafin e vet që ka vënë emrin dhe reputacionin e tij në menaxhimin e qytetit, mund të kujdeset”, u shpreh kreu i bashkisë, Veliaj.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com