Park në Kinostudio/ Ja ku do
të  vendosen Lenini e Stalini

Park në Kinostudio/ Ja ku do<br />të  vendosen Lenini e Stalini<br>
Statujat e realizimit socialist të ndryshkura dhe të lëna në harresë, një pjesë prapa Galerisë së Arteve në kryeqytet, duket se do të gjejnë një “strehë” të re, por më publike.

Stalini dhe Lenini tani do të mund të përshëndesin me duart hapur jo më nga qendra e qytetit si dikur, por nga periferia e Tiranës.

Në fakt, në vijim të bashkëpunimit të qendrueshëm kulturor Shqipëri-Pulia, pas përmbylljes me sukses të projekteve ArtVision dhe Bienalja e Krijuesve të Rinj të Mesdheut Mediterranea18, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit te Pulias Michele Emiliano, firmosën në datën 6 mars në Bari një tjetër marrëveshje kulturore dhe ekonomike për realizimin e projektit artistik "Shokë dhe engjëj" që synon ndërtimin e Parkut të Artit në kopshtin e ish-Kinostudios për të krijuar kështu një pol të ri artistik në të ashtuquajturën periferi e Tiranës.

Turi dhe Tirana janë dy qytetet nga Pulia dhe Shqipëria, që përmes fillit të filozofisë së Antonio Gramsci-t, mendimtari italian me origjinë shqiptare, jo vetëm krijojnë fabulën e Parkut të Artit "Shokë dhe Engjëj", duke rindërtuar qelinë e burgimit ku Gramsci shkroi Fletoret e famshme, por me ndërthurjen e instalacioneve të statujave të realizmit socialist të Galerisë Kombëtare të Arteve, ky projekt sjell një provokim të debatit të nevojshëm dhe ende të munguar mbi përballjen me të kaluarën tonë komuniste.

"Këto statuja, tha Kumbaro, përdorimi i të cilave ka një valencë të fortë simbolike, që janë mbuluar e zbuluar, ulur e ngritur, admiruar e përçmuar, do duhet të gjejnë një vend të lexueshëm e të hapur ndaj debatit e reflektimit, edhe për të përfaqësuar një pikë ndalese në atë që e kemi quajtur Rrugët e Kujtesës".

“E di mirë, - vijoi Ministrja Kumbaro, - që puna me këto vepra do të provokojë debate mbi tema delikate, por, me kurajo, janë tema të cilat duhet t'i përballim vazhdimisht, të paktën brezi im që kaloi gjysmën e jetës në diktaturë e ka detyrimin t'i hapë e t'i përballë.

Por ky projekt, bashkë me ofiçinën e artit që synon restaurimin e makinave të vjetra të rekuizitës së Kinostudios dhe aktivizimin e artistëve të rinj, do të përtërijë edhe pëlhurën urbane të kryeqytetit duke krijuar një qendër te re arti, shoqërizimi e debati por edhe atraksioni kulturor e turistik.

Kultura nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm prodhim e konsum i "qendrave" urbane, por një motor që e kthen "periferinë" në qendër dhe emancipon kështu Qytetin".

Projekti është bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës dhe Rajonit të Pulias.

Po kështu, Ministrja Mirela Kumbaro dhe Presidenti Michele Emiliano dakordësuan edhe bashkëpunimin me Teatrin e Operas dhe Baletit që këtë vit do të shtrijë kalendarin e turneve edhe në teatrot e Rajonit të Pulias.

Ministrja Kumbaro vizitoi edhe qelinë e Antonio Gramshit në burgun e Turit, ose "trëndafili i Turit" e cila do të jetë një pikë simbolike e projektit "Shokë dhe ëngjëj", që lidh të shkuarë me të sotmen.

[gallery]25748[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi