Parkimet në Vlorë, Bojaxhi në
gjyq me Tis Park,i dha 225 mijë $ 

Jo vetëm qytetarët e Vlorës, por dhe ish-kreu i partisë Sfida, Gjergj Bojaxhi që në zgjedhjet e 25 nuk mundi të marrë asnjë mandat deputeti rezulton se ka probleme me kompaninë e parkimit ‘TIS Park’.

Gjergj Bojaxhi i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi ku kërkon nga ‘TIS Park’ kthimin e një borxhi prej 225 mijë dollarëve, para të cilat Bojaxhi ja ka dhënë hua administratorit të kësaj firme Bashkim Shalla në kohën kur kjo firmë u krijua.

Ajo çka ende nuk dihet është fakti se Bojaxhi ja ka dhënë paratë në formë investimit administraotrit të ‘TIS Park’ apo ka ndihmuar një të njohurin e tij sic mund të ketë raportet me Shallën.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një vendim të gjykatës së Tiranës e cila pak kohë më parë ka vendosur sekuestro preventive mbi asetet e ‘Tis Park’ për llogari të kreut të Sfidës Gjergj Bojaxhi, sekuestro mbi 385 mijë dollarë.

Siç dhe shihni në këtë faksimile rezulton se Bojaxhi ka depozituar padi ndaj TIS Park dhe administratorit të saj Bashkim Shalla, të cilët rezulton se në vitin 2016 i ka dhënë 225 mijë dollarë për të krijuar këtë kompani.
Më 22 prill 2016 rezulton se Bojaxhi i ka dhënë Ballës në formë huaje 225 mijë dollarë sipas një mardhënie noteriale për tia kthyer këtë shumë brënda tre muajve.


gjergj bojaxhi faksimile 1

gjergj bojaxhi faksimile 1

Ish-kreu i Sfida kërkon në gjyq borxhin
Kjo shumë nuk i është kthyer dhe Bojaxhi ka trokitur në gjykatën civile të Tiranës aty ku prej 19 Prill 2017 ka nisur gjykimi i kërkes padisë për kthimin e shumës.

Ndërkohë vec shifrës së borxhit prej 225 mijë dollar Bojaxhi kërkon nga administrator i Tis Park dhe kthimin e interesave të akumuluara nga periudha e mos respektimit të kthimit të borxhit.

Tis Park u krijua në vitin 2015 për të menaxhuar parkimet në Vlorë por dhe pse zyrtarisht kjo kompani ka statusin aktive në QKR prej më shumë se 2 muaj nuk e ushtron akivitetin e menaxhimit të parkimeve në qytetin bregdetar, aty ku përplasjet apo problemet me qytetarët agravuan deri në sherre plagosje dhe konflikte fizike.

Parkimet-Tis Park e konfliktet
Në përfundim të mandatit si kryebashkiak i Vlorës, Shpëtim Gjika vendosi të japë më koncension për 15 vite parkingjet e qytetit bregdetar, kompanisë “TIS park”.

Vendimi nuk u prit mirë nga qytetarët e Vlorës teksa kompania TIS Park që në nisje të punës vijoi më bllokimin e mjeteve që spaguanin tarifat e parkimit.

Shoqata “Lëvizja për Vlorën” asokohe bëri një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Shpetim Gjika dhe Këshillin Bashkiak të mandatit të shkuar si dhe për kompaninë "TIS Park".

Kallëzimit nuk i shpëtoi as Kryebashkiaku aktual Dritan Leli si dhe prefektja Etjona Hoxha, për mosreagim në interes të publikut vlonjat.

Kallëzimi është bërë me pretendimin se koncensioni i parkimeve me pagesë ka shkelje të shumta ligjore, që të çojnë në përfundimin se, ka elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, vjedhje dhe dëm financiar e moral

Ndërkohë ky koncension i hapi telashe edhe policisë së Vlorës pasi nuk munguan rastet e dhunës ndaj drejtuesve te mjeteve karshi punonjësve të kompanisë Tis park dhe anasjelltas.

Në 16 dhejtor të 2016 policia e Vlorës arrestoi, Eduard Alikaj, 44 vjeç dhe Hënes Dalipaj 30 vjeç.

Arrestimi i dy vlonjatëve u bë pasi një ditë më parë pas një konflikti për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e thikës ku mbetën të plagosur vëllezërit Fitim, Celo dhe Edison Veizaj, punonjës të “TIS Park shpk”.

Bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës është bërë shkak për një konflikt mes 44 vjeçarit e kunatit të tij Hënes Dalipaj dhe punonjësit të kompanisë “TIS Park shpk”.

Edi Alikaj 44 vjeç kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq