Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat luksoze janë parkuar dysh, duke bllokuar gjithçka përreth.
Në pamje dallohet qartë se në njërin krah bllokohen kazanët e mbeturinave, duke mos i lënë punonjësit e pastrimit të bëjnë punën e tyre, ndërsa në anën tjetër mbyllet rruga, duke krijuar trafik dhe rrezik për aksidente.
"Shikojini, shikojini këta “trimat” në njërin krahë bllokojnë kazanët, duke pamundësuar punonjësit t’i pastrojnë, nga krahu tjetër bllokojnë rrugën, duke sjellë trafik apo rrezik incidentesh rrugore” shkruan Balla.
Postimi i Ballës vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parkimi dysh nuk shihet më si shkelje e vogël. Nëse nga ky parkim pengohen ambulancat, zjarrfikëset apo shërbime të tjera emergjente, parashikohet edhe dënim me burg deri në një vit.
Komente













Parkimi dysh sjell shqetesime dhe ne disa raste eshte sellje arrogante por mjafton nje gjobe madje e ulet pasi ne shume raste kjo shkelje nuk rrezikon jete. Por ka nje ose me shume probleme me serioze shpesh burim i kesaj shkkelje ne diskutim; Mungesa e parkimeve publike ne Tirane dhe abuzimet me cmimet.
PërgjigjuKUR ANKOHESH DHE TI QE JE NE QEVERI....PO HE PRA NGRIJE ZERIN KE SHOKET E TUJ,VIDHNI NDONJE TENDER PER KARROATRECA BASHKIE E POLICIE
PërgjigjuO zotni nuk do levizin me gomar ne Tirane, rregullo trafikun, parkingun dhe pastaj bej te fortin.
Përgjigju