Ndërtimi i një godine multifunksionale parkim dhe hotel në QSUT nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një projekt 12 milionë euro pa TVSH, shkaktoi debate në Komisionin e Shëndetësisë, teksa ministrja Evis Sala raportoi për projektbuxhetin 2026. Deputetët e opozitës kërkuan informacion, ndërsa Sala tha se investimi nuk i përket dikasterit që ajo drejton.

Xhixho (deputete e PL): Pse është e nevojshme zonja ministre të ndërtohet një hotel i ri në spital dhe jo një spital i ri onkologjik? 

Ministrja Sala: Nuk ka buxhet të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndërtuar një hotel. 

Spahia (Deputet i PD): Po ndërtohet një hotel brenda territorit të QSUT-së. Kush po e ndërton atë hotel? 

Ministrja Sala: Kjo nuk është në buxhet. 

Spahia (Deputet i PD): Ju nuk doni të përgjigjeni sepse doni të rrini strikt të përgjigjeni vetëm për buxhetin apo nuk e keni si informacion?

Në lidhje me situatën në Onkologjik, ministrja Sala shpjegoi se janë nisur përmirësime organizative për të eleminuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar më mirë fluksin e pacientëve. Ajo theksoi se kapaciteti i poltronave do të rritet nga 19 në 30 gjatë javës së ardhshme ndërsa do hapen edhe tre salla të trajtimit. Përmirësimi i kushteve shoqërohet edhe me nisjen e recetës elektronike, që pritet të përmirësojë planifikimin e barnave dhe të shmangë mungesat.

“Kemi nisur përmirësimin organizativ të njësisë onkologjike për të eleminuar pritjet e gjata, po të shkoni sot në onkologjik, është vënë dhe njëherë sistemi. Sistemi i numrave, që shkon pacienti ka një lloj radhe, nuk është ajo dyndja që ishte. Kjo bëhet në bazë të fashave orare të kimioterapisë, kështu që eviton pengesat në fluksin e pacientëve. Po punojmë për përmirësimin e ambienteve, duke rritur kapacitetin e poltronave, shfaqja e planifikimit, parja e strukturave që kemi për të krijuar jo një sallë kimoterapie, po 3. Ne spitalin onkologjik, për të kaluar nga 19 poltrona në 30 poltrona.  Kam besim që brenda vitit këto do ti arrijmë. Edhe përmirësimin e kushteve domethënë lyrjen e ambienteve, kushte më të më të këndshme për pacientët

Gjithashtu, e rëndësishme kjo, keni nisur përdorimin e recetës elektronike. Dhe kjo është e rëndësishme, sepse përmirëson planifikimin. Në momentin që receta është elektronike, planifikimi për barnat është më moral, më i më i saktë.  Planifikimi do bëhet sa më afër nevojave reale dhe në këtë mënyrë çdo mungesë identifikohet menjëherë para se të arrijmë në situatën e mungesës së barnave. Së treti do shikojmë sistemin aktual kompjuter, për të menaxhuar më mirë fluksin e pacientëve. Domethënë, pacientët nuk kanë pse të trajtohen të tërë në QSUT. Ka, unitete të kimioterapisë, në disa spitale të vendit. Ne duhet të fillojmë prapë kimioterapinë ta çojmë te pacienti, jo pacienti të vijë në Tiranë te kimioterapia. Tani jemi në fazën e bërjes së një hartimi”, tha ministrja e Shëndetësisë

Sa i përket një problematike të mëhershme në maternitetin e Beratit, ku kundërshtohej transferimi i kirurgjisë në këtë godinë, ministrja tha se çështja është zgjidhur. Tani shërbimet kirurgjikale do të kryhen në një sallë të dedikuar jashtë maternitetit, ndërkohë që riorganizimi i shërbimit siguron kushte të mira dhe shmang çdo risk për zonën obstetrike. Pajisjet kirurgjikale nuk do të lëvizin më në maternitet, dhe salla e vjetër e kirurgjisë do të përdoret ekskluzivisht për rastet urgjente, duke garantuar kontroll të plotë të situatës.

“Situata në Berat është zgjidhur, është gjetur hapësirë në një sallë operacioni, sallë e që përdorej për kirurgjinë e përgjithshme dikur dhe është bërë riorganizimi, në mënyrë që të, që të plotësojnë kushte më të mira. U kërkua që të ndalohen lëvizjet e pajisjeve kirurgjikale në zonën obstetrike që po ndodhnin, të mos përdorë asnjë mjedis i  maternitetit për aktivitet kirurgjikal. Është Kërkuar përdorimi ekskluziv i sallës së vjetër të kirurgjisë. Kur bën ndërtime në shtëpi do fillosh do mundohesh të rregullosh pa prekur sigurisht një gjë tjetër. U vendos që shërbimi i kirurgjisë të fillojë vetëm në sallën ekzistuese të kirurgjisë që mos ketë “crossover” të sallave, e cila nuk ndodh brenda maternitetit.  Pra është një sallë jashtë maternitetit. Kjo sallë t'i shërbejë për të gjitha rastet urgjente. Duke shmangur çdo risk për zonën obstetrike. Dhe bie në darkë të paktën që kam marrë njoftimin e fundit, duket sikur gjithçka është nën kontroll.” sqaroi Ministrja Sala

Në projektbuxhetin 2026, Shëndetësia merr pjesën mbi 1 miliard euro, me një rritje prej 4.2% më shumë se buxheti i vitit që po lëmë pas.