Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një vizitë në spitalin e Kurbinit.

Gjatë takimit me personelin shëndetësor të këtij spitali, Sala u shpreh se po forcohet shërbimi shëndetësor, me investime që rrisin cilësinë e kujdesit për çdo familje.

Sala theksoi rëndësinë e menaxhimit të mirë të shërbimeve, që pacientët të marrin kujdes të shpejtë dhe profesional, kudo në Shqipëri.

Shëndetësia mbetet një nga sektorët prioritarë të qeverisë, ndërsa buxheti i vitit 2026 ka një rritje me 4.3 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025.

Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara, dhe rritjen e pagave”.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?