Parku Arkeologjik i Amantias, gati për të mirëpritur turistët
TIRANË, 22 Maj / ATSH / – Parku Arkeologjik Amantia është gati të presë turistët. Këtë fundit e kanë bërë me dije vetë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë. Specialistët e DRKK-së Vlorës kanë realizuar së fundmi edhe një inspektimi përfundimtar në ambjentet e parkut, ku pasi kanë ndrëhyrë në përmirësimin e anës […]
Parku Arkeologjik Amantia është gati të presë turistët.
Këtë fundit e kanë bërë me dije vetë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë.
Specialistët e DRKK-së Vlorës kanë realizuar së fundmi edhe një inspektimi përfundimtar në ambjentet e parkut, ku pasi kanë ndrëhyrë në përmirësimin e anës logjistike të parkut me vendosjen e tabelave informuese në shqip dhe anglisht, dhe pasi kanë mobilizuar punonjësit për të pritur sa më shumë vizitorë, hapin tashmë dhe dyert e Parkut Arkeologjik.
Ndërkohë që sqarojnë se Parkut Arkeologjik i është shtuar edhe një tjetër monument, Varri Monumental i cili është zbuluar gjatë gërmimeve të Institutit të Arkeologjisë dhe DRKK Vlorë.
Amantia, rrënojat e një qyteti antik ne Shqipëri Historia emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para Krishtit.Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skënder Anamali. Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956. Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të antikitetit. Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale, kisha e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi është i përbërë nga 17 shkallë në pjesën ballore, 8 shkallë në pjesën lindore dhe 4-6 shkallë në atë jugore. Ky objekt(stadiumi), është ndërtuar në shekullin III para Krishtit.
/atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33