‘Parku Europa’, turistët e huaj pushtojnë lulishten pas monumentit të Skënderbeut

‘Parku Europa’,  turistët e huaj pushtojnë lulishten pas monumentit të Skënderbeut

Turistë të huaj duke pushuar në lulishten pas monumentit të Skënderbeut

Një “Evropë e organizuar dhe vitale” ishte ëndrra e themeluesve të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. E duket se një copëz Evrope ka lindur edhe në lulishten  e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, ku  Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pak ditë më parë nga një pemë.

Vetëm 10 ditë nga hapja e kësaj lulishteje, janë të shumtë qytetarët, por edhe turistët, të cilët gjatë shëtitjes në sheshin “Skënderbej”, preferojnë që të ndalen për disa minuta çlodhjeje nën freskinë e pemëve të sapombjellja, e cila i ngjan një oazi qetësie në qendër të qytetit.

Aktualisht ka nisur puna dhe për mbjelljen e luleve shumëngjyrëshe dhe për barin duke krijuar një tapet të gjelbër. Të publikosh një foto në Instagram apo në Facebook nga sheshi “Skënderbej” dhe nga lulishtja pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar është kthyer tashmë në një trend.

Që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka nxitur zgjerimin e zonave të gjelbra në qytet, si parqe, kopshte publike të cilat plotësojnë një sërë funksionesh, duke filluar nga vlerat ekologjike tek funksionet rekreative. Ato gjithashtu ofrojnë vlera estetike dhe kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës së banorëve të Tiranës.

Ora 18:43
Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, "Parku Europa" pushtohet nga turistët
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

    Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës