Parku i Korçës me 6 skulptura të reja
 Kita: Të mos shkatërrohen veprat 

Parku i Korçës me 6 skulptura të reja<br /> Kita: Të mos shkatërrohen veprat 
Parku ‘Rinia’ në Korçë do të pasurohet me 6 skulptura të reja. Këtë të premte në qytetin e Korçës është çelur simpoziumi i skulpturës së parkut, i ideuar 16 vjet më parë nga Genti Tavanxhiu. Simpoziumi do të vijojë deri më 11 korrik, ku do të shfaqet edhe dokumentari “Muzeu i skulpturës moderne në parkun Rinia” me autor Ylli Drishtin.
 
Drejtoresha e Qendrës ‘Vangjush Mio’ në një konferencë për mediat pohon se në edicionin e shtatë do të ketë risi të materialeve dhe formave të gdhendura.
E pyetur nëse janë në harmoni veprat e reja me kulturën tradicionale të Korçës, Kita përgjigjet: 'Vitet e fundit për fat të keq ka pasur edhe akte vandalizmi ndaj skulpturave të parkut në Korçë'. Edicioni i 7-të i këtij simpoziumi ka pjesëmarrës 4 artistë të huaj nga Italia, Turqia, Qipro dhe Tajvani dhe dy nga Shqipëria. Ata do t’i punojnë veprat në atelienë e natyrës, ku mund të ndiqen edhe nga publiku'.

Kuratori artistik Genti Tavanxhiu pasi falënderon Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vijimësinë e aktivitetit pohoi se parku Rinia pas dhurimit të 6 skulpturave të reja do ketë gjithsej 47  vepra parku.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime