‘’Parku i Shtëpisë së Pavarësisë" do të jetë parku më i ri në qytetin e Vlorës, një hapësirë e gjelbër që do të ofrojë kënde pushimi dhe argëtimi për të gjitha moshat.
Projekti i këtij parku është publikuar nga kryeministri Edi Rama në facebook dhe se hapësira e tij do të shtrihet nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti që do të lidhë bulevardin e ri ‘’Ismail Qemali’’ me Lungomaren.
Kjo hapësirë e gjelbër do të shërbejë si hapësirë shëtitje dhe një oaz për këmbësorët.
"PARKU I SHTËPISË SË PAVARËSISË është projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës, i cili do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren, një oaz fantastik me shtëpinë e flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat! Vlora që duam", shkruan Rama.
Keto jane projekte te mrekullueshme,,bravo edi rama,,vlora ka nevoje edhe per me shume projekte te tilla,,,po ashtu te behen dhe ne qytete te tjera,,,,ta bejme shqiperine si europa me qytete te bukura e te pastra...
PërgjigjuUë uë uë, na e lulëzoi Vlorën ky burr me gusto. Bravo...sa milion euro kushtoi ky me plak? 2 apo 3? Se është i vështirë ndërtimi i tij, dhe me pak lekë...pfff, sja vlen ta bësh fare.
Përgjigju