Parku Olimpik, Veliaj:Tirana dy pole
elitare për ndeshjet profesioniste

Parku Olimpik, Veliaj:Tirana dy pole<br />elitare për ndeshjet profesioniste
Krahas Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, qyteti i Tiranës do të ketë edhe një pol të dytë elitar për zhvillimin e lojërave profesioniste në Parkun Olimpik, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 1350 spektatorë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, inspektuan sot punimet për ndërtimin e Parkut Olimpik, i cili është në fund të fazës së parë. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e ndërtimit të hapësirave të dobishme që i shërbejnë komunitetit se sa privatëve.

Jo pa qëllim jemi te Parku Olimpik sepse është një hapësirë që ndodhet pranë Digës së Liqenit dhe gjithmonë kemi preferuar të gjykohemi nga faktet dhe puna, se sa nga fjalët apo hipotezat. Ne besojmë se kjo hapësirë pranë Liqenit të Tiranës është shumë herë më e dobishme nëse ka një funksion publik sesa funksion privat. Nëse ka ndërtime të lehta dhe fusha sportive ku njerëzit, jo vetëm të Njësisë 5, por të gjithë komunitetit të Tiranës, mund ta gjykojnë, se sa kur është dedikuar për më shumë beton në digën e Liqenit”, tha Veliaj. Ai shtoi se punët kanë ecur jashtëzakonisht mirë nën mbikëqyrjen dhe gjithë inkurajimin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Veliaj theksoi rëndësinë e këtij investimi publik, i cili krijon dy pole elitare për ndeshjet e lojërave me dorë që zhvillohen në kryeqytet. “1350 vetë do të shijojnë pallatin e sportit, një ambient fantastik, i cili kur të inaugurohet në shtator do të mirëpresë të gjitha aktivitetet që sot zhvillohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mandej, në hapësirën e pallatit të sportit do të fillojmë një projekt tjetër për arenën e lojërave me dorë, të basketbollit, të volejbollit të Tiranës. Besoj se Tirana do të ketë dy pole, një pol elitar këtu në Parkun Olimpik dhe një arenë profesioniste për të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në qytetit e Tiranës, atje ku sot është pallati i sportit”, theksoi Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku bëri të ditur se ky projekt po afron drejt përfundimit të fazës së tij të parë. “Faza e dytë do të përfshijë fushat e futbollit, tenisit, basketbollit në natyrë dhe pastaj pishinat e mbyllura olimpike, për t’u dhënë edhe këtyre sporteve të njëjtën cilësi siç po i japim sportit të peshëngritjes, mundjes apo edhe sporteve që do të luhen në pjesën e mbyllur të Parkut Opimpik”, deklaroi Veliaj.

Gjithashtu, kryebashkiaku njoftoi se Parku Olimpik do të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. “Sot kalon një stafetë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila ka bërë një punë të mrekullueshme për ta sjellë këtë stoli të sportit shqiptar në këtë gjendje që është sot, dhe shpresojmë që duke vendosur edhe shërbimet e hotelerisë, të mund ta kthejmë këtë në një zonë komerciale për të sjellë më shumë të ardhura në Tiranë, për t’u siguruar që në Tiranë të zhvillohen më shumë kampionate rajonale”, tha Veliaj. Sipas tij, jo vetëm kjo si qendër mund të vetëmbahet financiarisht, por i gjithë qyteti i Tiranës mund të kthehet në një destinacion edhe për aktivetet sportive, ashtu siç është kthyer për disa aktivitete të tjera të karakterit turistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e konsideroi këtë investim të qeverisë shqiptare si një premtim të mbajtur të Kryeministrit Rama. “Në fakt, ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama, pasi ekipi ynë i peshëngritjes arriti një rezultat spektakolar, por që tejkaloi këtë lloj premtimi. Parku Olimpik vjen si një standard i ri arkitekturor në qendër të Tiranës, një standard i ri në sport, jo vetëm për sportin elitar, por edhe për sportin si një komponent i rëndësishëm edukimi”, u shpreh Nikolla. Më tej, ajo shprehu kënaqësinë që Bashkia e Tiranës do ta administrojë atë, për ta kthyer në një qendër rekreacioni sportive për të gjithë banorët e qytetit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit shtoi gjithashtu se ky park do të shërbejë edhe si një mundësi edukimi sportiv për të gjitha shkollat e Tiranës.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, tha se “këtu jemi në një nga rastet ku pak kohë më parë, në fillim të fushatës elektorale, erdhëm dhe shfaqëm një projeksion se si do të bëhet ky park olimpik. Mendoj se tani jemi në një situatë ku puna flet vetë dhe fjalët janë të tepërta. Do të jetë një investim i cili nuk do t’i shërbejë vetëm rritjes së cilësisë së sportit shqiptar, por edhe komunitetit. Jam këtu si deputet i zonës për t’iu gëzuar pikërisht këtij investimi sepse nuk do t’i shërbejë vetëm sportit, por edhe komunitetit të njësisë 5 dhe jam i bindur, edhe më gjerë sesa njësia 5. Cilësia e punimeve është e jashtëzakonshme dhe normalisht të bën të ndihesh krenar për të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që do të zhvillohen këtu”, përfundoi Majko.
 
veliaj

veliaj

veliaj
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon