Parku Rajonal i Shkrelit- Projekti CABRA, mbështetje për ruajtjen e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale

/ATSH-Gjergji Mima/ -Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, i cilësuar edhe si Porta e Alpeve shqiptare, është një ndër dy parqet rajonale në veri të Shqipërisë, që është inauguruar disa muaj më parë. Ky park është krijuar falë bashkëpunimit të komuniteteve lokale dhe mbështetjes së Bashkëpunimit Gjerman nëpërmjet GIZ (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit - Shoqata për Bashkëpunim ndërkombëtar) në Shqipëri.
Projekti i GIZ-se, "Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale" (CABRA) ka mbështetur prej vitit 2008 ruajtjen e biodiversitetit dhe promovimit të turizmit malor në Shqipëri. Rezultat i kësaj mbështetje të vazhdueshme është edhe krijimit i Parkut Natyror Rajonal- Shkrel. Statusi Park Natyror Rajonal, do t'i  shërbejë ruajtjes dhe mbrojtjes së biodiversitetit të pasur të kësaj zone dhe zhvillimit të turizmit malor.
Me qëllim promovimin e kesaj zone, projekti CABRA organizoi një udhetim me operatorë turistikë dhe gazetarë në këtë Park Rajonal. Gjatë kësaj vizite operatorët turistikë dhe gazetarët vizituan bujtinat, fermat dhe përpunuesit e bimëve aromatike medicinale të zonës, që janë vetem disa nga përfituesit e mbështetjes që projekti CABRA jep për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonës dhe ruajtjes së natyrës.
Gazetarët vizituan bujtinen e fermerit Gani Alikaj, i cili merret me kultivimin e gështenjave. Gjithashtu ai u tregoi gazetarëve dhe operatorëve turistikë shtegune  gështenjave, një ecje rreth 8 km nëpër një shteg mes pemëve të gështenjave, të cilin kërkonte ta kthente në një destinacion turisitik.
Gazetare dhe operatore turistike gjate udetimit ne Parkun Natyror Rajonal te Shkrelit
Më pas gazetarët dhe operatorët turistikë zhvilluan një vizite tek ferma e dhive autoktone ku fermeri Pjetër Pashku shpjegoi se ishte rikthyer nga Greqia dhe me kursimet e emigracionit kishte blerë 150 krerë dhi autoktone. Ai kërkoi mbeshtetje sidmos per ujine pijshem, qe mungon ne kete zone gjate kohes se veres.
Me pas gazetaret vijuan udhetimin tek baxhoja Preke Gjeloshit, i cili u shpreh se mbledh qumeshtine fshatareve te zones dhe prodhon 7 produkte te ndryshem bulmeti, si djath, qumesht, gjize, kos etj.
Biodiversiteti - Mundësi për njerëzit dhe natyrën
Edhe pse Shqipëria përbën më pak se 0,3% të kontinentit evropian, ajo strehon më shumë se 30% të florës dhe faunës së tij. Zonat e thella malore në veri të vendit janë veçanërisht të pasura në biodiversitet. Gjatë dekadave të fundit, kjo pasuri unike është gjendur gjithnjë e më shumë e kërcënuar. Speciet e egra po zhduken. Kulturat dhe speciet lokale po humbasin.
Me qëllim që të ruajë peizazhin, bimët e kafshët, Shqipëria e ka deklaruar nën mbrojtje 16% të tokës së saj. Megjithatë, biodiversiteti natyror e bujqësor vazhdon të ketë rënie.
Bujtina e Gani Alikaj ne Reç- Malesi e Madhe
Ka shumë arsye për këtë. Speciet në gjendje të egër shfrytëzohen në mënyrë të paqëndrueshme, biodiversiteti është i keqmenaxhuar dhe nuk ka të drejta të mjaftueshme pronësie dhe përdorimi të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura. Kësisoj, ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiversitetit natyror e bujqësor në Shqipëri nuk është arritur si duhet.
Qasja CABRA synon të ndalë humbjen e biodiversitetit dhe të rrisë larminë e specieve vendase të kafshëve e bimëve. Që kjo të realizohet me sukses, njerëzit duhet të njohin vlerat dhe përfitimet e tyre. Kjo vlen sidomos në rastin e zonave të varfra rurale, ku shumë prej banorëve kanë lënë shtëpitë, pasi nuk shihnin asnjë perspektivë ekonomike. Nëse këto fusha të nxisnin të ardhura më të mëdha dhe nëse të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të burimeve natyrore do të forcoheshin, ka shumë të ngjarë që biodiversiteti do ishte më i mbrojtur.
Për rrjedhojë dhe në funksion të rritjes së vlerës së përgjithshme të rajonit, CABRA po promovon turizmin e qëndrueshëm malor, bujqësinë dhe biznese të tjera, që krijojnë përfitime ekonomike e mjedisore. Për të siguruar ofrimin e produkteve rajonale për vizitorët, CABRA synon të lidhë më ngushtë zinxhirët ruralë të furnizimit me zinxhirin e vlerave të turizmit.
Kërkesa për ushqim dhe prodhime lokale, si djathi, mjalti dhe suvenire prej leshi do të rritet me rritjen e turizmit.
Forcim i kapaciteteve administrative dhe përmirësim i shërbimeve tursitike
Kultivimi i geshtenjave- Bujtina e Gani Alikaj, fshati Reç
Faza e parë e programit (2012-2015) hedh themelet administrative dhe rregullatore për caktimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, që morën ndihmë për të përmirësuar infrastrukturën turistike dhe filluan e diversifikuan zinxhirët rajonalë të furnizimit. Në fazën e dytë, CABRA synon të forcojë kapacitetet administrative dhe pjesëmarrëse dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve turistike.
Programi i kushton vëmendje të posaçme rritjes së vlerës dhe tërheqjes prej zonave rurale, në mënyrë që sa më shumë banorë të përfitojnë nga turizmi dhe bizneset e lidhura me të. Për t'i arritur këto objektiva, autoritetet kompetente, pronarët e bujtinave dhe fermerët kanë nevojë për më shumë informacion, ekspertizë dhe aftësi menaxhuese. Metodat e reja pjesëmarrëse mund ta bëjnë më të lehtë këtë proces.
Për këtë arsye, CABRA po angazhohet, para së gjithash, me rritjen e kapaciteteve njerëzore në të gjitha nivelet. CABRA po trajnon nëpunësit e Agjencisë CABRA vepron në nivel kombëtar, rajonal e lokal. Ajo forcon kompetencat e njësive të qeverisjes vendore dhe administratave në të gjitha këto nivele.
Sidoqoftë, ky projekt nuk kërkon të vendosë për njerëzit, por bashkë me ta. Kjo është arsyeja që CABRA zbaton një qasje qeverisëse, e cila përfshin një shumësi aktorësh.
Ruajtja e agrobiodivrersitetit në Shqipërinë Rurale
Baxhoja Preke Gjeloshit, fshati Reç
GIZ-ja është përgjegjëse për përmbajtjen e këtij botimi. së sapokrijuar Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Kjo agjenci kombëtare nuk është më në varësi të Drejtorisë së Pyjeve, por vepron tanimë e pavarur, çka e ka forcuar mandatin e saj.
Po kështu, CABRA po piloton instrumentet e qeverisjes në komunitet dhe pjesëmarrjes, që mund të shërbejnë si modele për zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri. Më tej, programi po mbështet qasjen LEADER (Liaison entre actions de développement de l'économie rural) të Bashkimit Evropian (BE) për zhvillim të qëndrueshëm rural. Shembuj të shumtë anembanë BE-së tregojnë se strategjitë për zhvillim kanë sukses të veçantë, nëse hartohen nga aktorët lokalë së bashku. Këto partneritete publike-private për zhvillim forcojnë ndërlidhjen me një rajon, përcaktojnë ngjashmëritë dhe veçoritë dhe sjellin zgjidhje novatore.
Parakusht për këtë është që njerëzit të fitojnë më shumë të ardhura. Për fat, numri i vizitorëve për rritet. Ofertat e reja si vizita në shpella, ngjitje në shkëmbinj, çiklizëm malor shtojnë tërheqjen ndaj rajonit. Në të njëjtën kohë, numri në rritje i vizitorëve kërkon një udhërrëfim më të mirë për ta.
CABRA po trajnon aktorët publikë dhe privatë, në mënyrë që të rritë kapacitetet menaxhuese. Për të siguruar ofrimin e produkteve rajonale për vizitorët, CABRA synon të lidhë më ngushtë zinxhirët ruralë të furnizimit me zinxhirin e vlerave të turizmit. Së fundi, kërkesa për ushqim dhe prodhime lokale, si djathi, mjalti dhe suvenire prej leshi do të rritet me rritjen e turizmit. Aty ku është e mundur, këto mallra duhet të prodhohen duke përdorur llojet e kulturave dhe specieve vendase.
Një gjë e tillë shton vlerën e zonës dhe ndihmon për ruajtjen e biodiversitetit natyror e bujqësor. Për këtë qëllim, po mbështet fermerët të ruajnë speciet vendase dhe të kultivojnë kulturat e zonës.
Po ashtu, CABRA po informon komunitetet lidhur me programet e financimit, duke iu treguar si të aplikojnë për grante për investime dhe trajnime të mëtejshme.
Kultivimi i sherebelës shembull suksesi
"Sherebela nuk ka nevojë për tokë pjellore; në të kundërt, ajo rritet në terren djerrë dhe të tillë kemi plot", thotë Erlis Shehu. I riu është tregtar me zanat dhe fermer me zemër. Ai e kultivon sherbelën, pasi përputhet në mënyrë të përkryer me tokën që ka.
Megjithatë, 80% e gjithë sherbelës në Shqipëri grumbullohet në gjendje të egër. Shumica eksportohet në Evropë dhe ShBA. Potenciali është i jashtëzakonshëm. Në përgjithësi, nga më shumë se 3 000 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike (BMA) që rriten në Shqipëri, 200 prej tyre tregohen.
"Që t'i këpusësh BMA-të në mënyrë të qëndrueshme, nuk duhet t'i shkulësh me rrënjë, duhet t'i trajtosh me kujdes", thotë Ferdin Licaj, ekspert i bimëve në Federatën Kombëtare të Pyjeve Komunale të Shqipërisë.
Megjithatë, janë të paktë grumbulluesit që e dinë këtë. Kjo është arsyeja përse CABRA ka botuar një katalog që liston bimët dhe përshkruan se si duhen këputur, ruajtur dhe tharë nga grumbulluesit. 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë