Parlamenti ‘blindohet’ me kamera, tender sekret 140 mijë euro! Lidhet me kaosin e opozitës? Kuvendi për Report Tv: Na i kërkoi Garda, ka zona të zbuluara

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender me vlerë 140 mijë euro për blerjen e kamerave të reja për ambientet e tij. Në dokumentet e siguruara nga Report TV, vërtetohet se për këtë blerje është përdorur procedura e tenderave të klasifikuar, ku mbahen sekretë të dhënat konkrete. Kjo procedurë prokurimi sipas ligjit, përdoret nga agjencitë e sigurisë kombëtare sa herë bëjnë blerje të nevojshme në këtë fushë.

Por a hyjnë kamerat e ambienteve të Kuvendit dhe mirëmbajtja e tyre 4 vjeçare në këtë kategori?

Parlamenti shpjegoi për Report TV se prodhon dhe përdor dokumente sekrete, e për këtë tenderat e tij të kamerave nuk mund t’i fitojë kushdo, ndaj kërkesë specifike për kompaninë që do të ketë në dorë pamjet e ambienteve, parlamentare, është të “Të jetë e pajisur me certifikatë sigurie të vlefshme ë nivelit kofnidencial ose më lart”.

“Gjatë veprimtarisë së tij, Kuvendi i Shqipërisë prodhon, administron, qarkullon informacion të klasifikuar. Kuvendi ka Zona të Informacionit të Klasifikuar, e cila është ngritur dhe funksionon sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Kuvendi i Shqipërisë ka edhe personel të pajisur me Certifikatë Sigurie Personale të përshtatshme për realizimin e procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat përmbajnë informacion të klasifikuar”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.

Por për çfarë do të shërbejnë këto kamera sigurie në Kuvendin e Shqipërisë saktësisht dhe pse ka lindur nevoja e këtij investimi?

Vëzhgim 24/7 dhe ruajtje të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit. Ambientet e brendshme që monitorohen nga këto kamera janë zona sigurie të klasës I, (mbulojnë mbledhje të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të tjera të mbyllura, mbulojnë infrastruktura të rëndësishme ku prodhohet, administrohet dhe qarkullon informacion i klasifikuar) .

Ngjarjet e fundit në Kuvend me përplasje deputetësh nga kënde të ndryshme të godinave parlamentare ka nxitur administratën e Kuvendit të forcojë nivelin e filmimit dhe kontrollimit të ambienteve.

“Ka nevojë të mbulohen me vëzhgim/monitorim edhe disa zona të cilat nuk mbulohen aktualisht. Po ashtu, kemi patur raste kur autoritetet nuk kanë arritur të marrin filmime për zbardhje ngjarjesh për shkak të mosmbulimit me monitorim nga kamerat aktuale. Janë kërkuar një numër shtesë pajisjesh dhe pikash vëzhgimi/monitorimi nga ana e Gardës se Republikës me qellim përmirësimin e sigurisë”, sqaron Kuvendi.

Kuvendi thotë se kamerat e reja do të monitorojnë edhe magazinat apo kabinat elektrike. Ka pasur raste ende të pazbardhura e të dyshimta të ndërprerjes së energjisë gjatë punimeve parlamentare.

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës