Kryeministri i Kosovës ka reaguar pasi Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën dje marrëveshjen që do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së, kjo në të njëjtën ditë kur u nënshkrua dhe aplikimi i Kosovës në BE.
“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024, konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.
Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën ditën e djeshme marrëveshjen për udhëtimin pa vizave të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Rregullat e reja do t'i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.
Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t'i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Në emër të PE-së negociata i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten nga Holanda.
Aktualisht, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë rajon të Evropës.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.1%
-
Jo
29.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
Ma ne fund, Parlamenti E vropian paska marr nje vendim qe, te liron nga "hapsiania" popullin me te viktimizuar,me te ndeshkuar,me te ndjekur e te pergjakur ne kerkim te lirise.Per habi kjo WEvrope, edhe pas 24 vjetesh çlirimi nga dhuna mesjetare sllave, po emban kete popoll viktime evropiane ende ne "hapsane"tue gjete "arasye" per mos heqjen e vizave dh lirine e levizjes,skur te ishte ky popull kriminel e jo viktime,sic e di gjithe Bota qytetruese.
Përgjigju