Liberalizimi i vizave për Kosovën, ambasadorët e Bashkimit Europian japin dritën jeshile, Kurti: Meritë e qeverisë

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë një shtysë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Të mërkurën e sotme ata janë pajtuar për t’i dhënë mandat Këshillit Evropian për të negociuar me Parlamentin Europian mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në vendimin e marrë, shpjegohet se lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur nga hyrja në fuqi e sistemit europian të udhëtimit ETIAS, që pritet të ndodhë në datën 1 nëntor të vitit 2023. Në rast se do ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky tha se liberalizimi i vizave është bërë i mundur falë përpjekjeve që Kosova kishte bërë për kontrollin kufitar të vendit.

“Sot ne kemi marrë një hap të rëndësishëm për Kosovën drejt lëvizjes së lirë pa viza dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë këtë premtim një realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur falë përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollin kufitar, për të menaxhuar migrimin dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm sa do të forcohet në të ardhmen”, është shprehur Lipavsky.

Vendi i tij udhëheq presidencën e bllokut evropian dhe ka përpiluar tekstin e vendimit që është miratuar nga ambasadorët e BE-së. Kosovës i është kërkuar që të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Europian ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura që i kërkohen nga vendet anëtare, duke përfshirë edhe marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së që nuk i ka.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Liberalizimi i vizave për Kosovën, ambasadori gjerman: Më në fund, vendim të cilin Berlini e ka mbështetur fuqishëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde reagoi sot për vendimin e Këshillit Evropian që të fillojnë negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rohde, në një postim në rrjetin social “Twitter”, shkruan se Gjermania është angazhuar fuqishëm për një vendim të tillë.

“Më në fund. Një vendim i tej zgjatur për të cilin Gjermania ka  fuqishëm”, ka shkruar Rohde.

Ora 15:57
KE jep dritën jeshile për liberalizimin e vizave, Kurti: Qeveria i ka meritat, kemi përmirësuar imazhin e Kosovës

1669477309_wrewrwewerewrwerwe.JPG

Komisioni Europian nga viti 2018 ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, duke thënë se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Por, procedura kishte ngecur në Këshill.

 Sot kur kaloi edhe në këtë fazë, kryeministri Albin Kurti ka marrë meritat për këtë sukses.

“Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit. Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tha se disa punë të Qeverisë së tij kanë përmirësuar imazhin e Kosovës.

“Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas Ëorld Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës”.

Për këtë, ai ka thënë se falënderon qytetarët, sepse “vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive”.

Ora 13:15
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Balla: Lajm i mirë, edhe pse shumë i vonuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot për vendimin e Këshillit Evropian që të fillojnë negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 “Edhe pse shumë i vonuar, lajmi i mirë vjen nga Këshilli Evropian ku është rënë dakord që të fillojnë negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Dhe në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Ky është vërtet një lajm i mirë! Më në fund ka një datë finale”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

 

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 30/11/2022 14:32

    I VONUAR E STERVONUAR, NESE NUK GENJEHET E SHYHET EDHE ME.PER KOSOVARET ASGJE E BEFASISHME!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat