Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Ligjvënësit evropianë miraton një rezolutë që bënë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi, përfshirë gazetarët Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich.

Rezoluta e miratuar më 25 prill është pjesë e një mocioni të përbashkët në PE që dënon zgjedhjet “jodemokratike” presidenciale të mbajtura në Rusi muajin e kaluar dhe “zgjerimin e paligjshëm” të zgjedhjeve në territoret brenda Ukrainës që Moska ka aneksuar paligjshëm.

Rezoluta bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte, por edhe kompensimin e të gjithë të burgosurve politikë.... për lirimin e gazetarëve të arrestuar padrejtësisht, përfshirë Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich, dhe familjet e tyre, për rivendosjen e lirisë së shprehjes dhe tubimit në Rusi dhe rritjen e kontrollit ndërkombëtar dhe monitorimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi”.

Në rezolutë po ashtu përmenden Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov, Ksenia Fadeeva, Ivan Safronov dhe Ilya Yashin, të cilët, PE-ja tha se janë të burgosur politikë dhe duhet të lirohen.

Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë që ka shtetësi amerikane dhe ruse, po mbahet në paraburgim në Rusi që nga 18 tetori nën akuza për shkelje të ligjit të ashtuquajtur për “agjentë të huaj”.

REL-i dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat ndaj saj janë në shenjë hakmarrjeje për punën e Kurmashevas në REL. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi për të vizituar dhe për t’u përkujdesur për nënën e saj të moshuar. Kurmasheva fillimisht u ndalua teksa po priste në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor, kur edhe iu konfiskuan pasaportat.

Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan dhe u akuzua se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, nën legjislacionin ndëshkues që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerët. Ajo po ashtu është akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse gjendet fajtore mund të dënohet deri me 10 vjet burgim.

Shumë kritikë thonë se ligji për agjentë të huaj përdoret nga Kremlini për të shtypur disidencën. Po ashtu, Moska është akuzuar se arreston amerikanët në mënyrë që t’i përdorë ata gjatë këmbimit të të burgosurve rusë në SHBA.

Kurmasheva, e cila jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj, Pavel Butorin – i cili po ashtu punon në REL – dhe me dy vajzat e tyre të moshës 12 dhe 15 vjeç, ka thënë se kushtet në burg janë të këqija dhe se po i përkeqësohet shëndeti, teksa nuk ka qasje në trajtime mjekësore.

Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal, gjendet në burg në Rusi që nga marsi i vitit 2023 nën akuza për spiunazh. Ai dhe gazeta mohojnë akuzat, duke thënë se Gershkovich po bënte punën e tij si gazetar kur u arrestua.

Qeveria amerikane ka thënë se Gershkovich është arrestuar padrejtësisht. Ky cilësim, ende nuk është bërë për Kurmashevan./Rel

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë