1705076351_parlamentievropian.png

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka votuar për një rezolutë të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në territor.

Rezoluta, e cila është thjesht simbolike dhe nuk ka peshë ligjore, u miratua me 312 vota pro, 131 kundër dhe 72 abstenime, raporton Al Jazeera.

27 liderët e bllokut ende nuk kanë rënë dakord unanimisht të bëjnë thirrje për një armëpushim, pavarësisht lutjeve të vendeve anëtare si Belgjika, Irlanda dhe Spanja.

Deri më tani, linja e tyre zyrtare mbetet e fokusuar në “pauzat dhe korridoret humanitare”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ PE voton rezolutën për armëpushim në Gaza! Biden: Sulmet kundër grupit Houthi do të vazhdojnë! Houthi: Do të vazhdojmë të sulmojmë anijet në Detin e Kuq