FRANCE - Parlamenti francez ka filluar diskutimet mbi projektligjin e diskutueshëm për ligjërimin e martesave me të njëjtin gjini. Mbi 60% të francezve mbështesin ligjërimin e martesave të homoseksualëve.
Dhoma e ulët në parlamentin francez ka filluar diskutimet, që do të zgjasin deri më 10 shkurt mbi projektligjin për ligjërimin e martesave me të njëjtën gjini.
Ky projektligj që ka ngjallur debate të mëdha në Francë do të jetë një nga reformat më të mëdha sociale, që nga heqja e dënimit me vdekje në vitin 1981.
Sondazhet e fundit tregojnë se më shumë se 63% të francezve mbështesin ligjërimin e martesave me të njëjtin gjini. Aktualisht në Francë bashkëjetesa e cifteve gay lejohet, që prej vitit 1999, por në qoftëse projektligji merr votat e duhura në parlament, atëhere do të lejohen martesat mes personave të të njejtit seks.
Ndërkohë mijëra njerëz marshuan të dielën e kaluar në kryeqytetin francez për ligjërimin e martesave të homoseksualëve dhe adoptimit të fëmijëve nga ciftet mes të njëjtës gjini.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com