Parlamenti Grek voton reformat
Constantopoulo: 'Gjenocid social'

Parlamenti grek ka votuar në orët e para të mëngjesit të sotëm masat shtrënguese të kërkuara nga BE nën një situatë tepër të tensionuar.

229 deputetë votuan pro, 64 kundër dhe vetëm 6 abstenuan. Deputetët e partisë së tij e braktisën Tsiprasin pasi 34 prej tyre votuan kundër kësaj pakete. Shefi i qeverisë greke arriti ta miratonte reformën me ndihmën e deputetëve opozitarë. Votimi u shoqërua me një duartrokitje të vogël në momentin kur kaluan 151 vota pro.

Votimi zgjati deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm. Me anën e këtij votimi parlamenti ka miratuar projekt-ligjin për miratimin e masave shtrënguese, i cili u është kërkuar nga kreditorët e zonës euro, pavarësisht nga niveli konsiderueshëm për mospajtim nga drejtuesit e partisë së majtë Syriza.

Gjatë proçesit të votimit, Tsipras mori disa fjalën në parlament në mënyrë të përsëritur duke deklaruar:

“Dua të pyes mediat botërore që kanë shkruar se un jam shantazhuar nëse mendojnë se kjo është e vërtetë apo një shpike . Në 17 orë Brukseli kishte përballë 3 alternativa, marrëveshjen, dështimin ose idenë e një monedhe paralele. Në mesin e këtyre alternativave,un kam bërë zgjedhjen e përgjegjësisë. Jam i bindur se do të nënshkruaj propozimin e Europës , për të ndihmuar popullin tim dhe për ti dhënë Greqisë një të ardhme më të mirë”, - tha Tsipras
 
Në seancën plenare maratonë nuk munguan debatet dhe replikat e forta nga ana e kundërshtarëve të qeverisë dhe reformave që Tsipras paraqiti për tu votuar projekt-ligji për të imponuar rritjet e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve u miratua me mbështetjen e tre partive të opozitës pro-evropiane.
 
Disa anëtarë të shquar të partisë në pushtet të kryeministrit Aleksis Tsipras votuan kundër rekomandimit të tij, përfshirë ministrin e Energjisë Panajotis Lafazanis dhe ish ministrin e financave Yanis Varoufakis.

Ndërsa, kreu i kuvendit  Zoe Constantopoulo, i ka quajtur masat që po ndërmerr kryeministri "gjenocid social".
 
Huadhënësit e eurozonës kërkuan një raund të ri të reformave, gjatë një marrëveshje të arritur këtë javë për ti vendosur Greqisë një program të ri ndihme.

Kundërshtarët e argumentuan këtë fakt se grekët nuk mund të përballen më me reformat pas 6 viteve të recesionit, pasi kanë qënë në varfëri dhe papunësi.

Ndërsa parlamenti zhvillonte punimet, në sheshin Sintagma në Athinë , të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje mijëra njerëz dolën për të protestuar. Protestuesit u përleshën me policinë duke i goditur ata me bomba Molotov. Policia iu përgjigj me gaz lotësjellës dhe gjithashtu arrestoi dhjetra prej tyre. 

Ndërkohë ministria e Financave konfirmoi sërish se bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten ku qytetarët nuk mund të tërheqin më shumë se 60 euro në ditë. Ndërsa shuma e përcaktuar për pensionistët do të jetë 120 euro në javë.

Pas përfundimit të votimit, zëdhënësi i Aleksis Tsipras, Gabriel Sakellaridis ka thënë se edhe pse Tsipras arriti të merte votat e deputetëve të parlamentit për impementimin e reformave që ai propozo, më shumë se 30 deputetë të tij e votuan atë kundër.

Ai tha se këto reforma janë të nevojshme dhe rruga e vetme pas marveshjes me eurozonën dhe masave shtrënguese që kërkoi të mertë qeveria Tsipras. 
tsipras
tsipras
Plani i shpëtimit,Tsipras deputetëve: "Ose më votoni ose do të dorëhiqem"
Në parlamentin grek diskutohet sot plani i shpëtimit dhe marreveshja e arritur mes Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe liderëve të Eurozonës. Ndërsa diskutimet vazhdojnë, sinjalet nga brenda partisë në pushtet nuk janë pozitive, pasi një pjesë e madhe e drejtuesve të kësaj partitë janë shprehur kundër marrëveshjes. Si pasojë e kësaj marrëveshje ka dhënë dorëheqjen zv/ ministrja e financave në qeverinë e Tsipras, që pason atë të ministrit Varofakis pak ditë më parë.

Ndërkaq vetë Kryeministri Tsipras ka kërkuar votëbesimin e planit të shpëtimit si e vetmja zgjidhje për Greqinë. ”Ose më votoni ose do të iki” - është shprehur Tsipras në Parlamentin Grek. Siaps tij kjo marrëveshje është më e mirë se ajo e 25 qershorit dhe nuk prek rrogat dhe pensionet por nga ana tjetër shefi i qeverisë helene ka pranuar se Evropa është hakmarrë ndaj Greqisë. Sipas marrëveshjes sot parlamentarët grek duhet të votojnë dy nga reformat më të dhimbshme, siç është ajo pensioneve që parashikon rritjen e moshës dhe rritjen e TVSH për produktet ushqimore.

Liderët Evropiane kanë vendosur sot afatin qeverisë greke për kalimin e këtyre masave si shenjë besimi për vazhdimin e reformave që ata kërkojnë nga Athina zyrtare , e që parashikon ti hapë rrugë lëvrimit të ndihmës financiare. Ndërkaq tensionet nuk janë vetëm në sallën e parlamentit por edhe jashtë saj kur qindra force policie kanë rrethuar godinën e parlamentit duke mbajtur nën kontroll turmat e qytetarëve që kanë zbritur në shesh.

Anarshistët kanë bërë thirrje qytetarëve për grumbullime masive në sheshe për të kundërshtuar masat shtrënguese që janë pjesë e planit të marrëveshjes. Policia greke I trembet thirrjeve të anarshistëve dhe për këtë arsye ka mbyllur edhe zonën e politeknikut, që konsiderohet qendër simbol e protestave të rinjëve dhe studentëve në Athinë. Për herë të parë që nga ardhja e qeverisë tsipras , qytetarët grekë kanë dalë në sheshe dhe për këtë arsye policia I trembet përshkallëzimit të situatës.

22:15 Nga i buron gjithë ky gëzim Aleksis Cipras?
 
ciprasNdërsa parlamenti diskuton në prag të afatit të fundit për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 86 miliardë euro, protestuesit kanë rrethuar me bomba artizanale dhe po përleshën me policinë.
 
Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës demonstruesve kundër masave shtrënguese që janë mbledhur në sheshin “Sintagma”.
 
Qindra oficerë policie të armatosur kanë përdorur dhe spraj piper për të zbrapsur të rinjtë që janë në numër rreth 12 mijë persona.
 
ministriParlamenti pritet të votojë në orët e vona marrëveshjen, e cila ka sjellë zemërimin e shumë personave përfshirë dhe brenda partisë së Ciprasit.
 
Deputetë të Syrizës e kanë cilësuar marrëveshjen si “turpëruese” dhe “desktruktive”, por pavarësisht kësaj Cipras është parë në parlament shumë i gëzuar.
 
Në rast se marrëveshje nuk do të miratohet, kjo gjë do të sjellë dorëheqjen e tij.
 
Ora 20:30 Në parlament diskutohet, ndërsa sheshi "ndizet" nga protestat e dhunshme
Teksa në Parlamentin Grek vijojnë diskutimet për planin e shpëtimit dhe marreveshja e arritur mes Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe liderëve të Eurozonës në sheshin pranë godinës së parlamentit po zhvillohen protesta të dhunshme kundër marrëveshjes me Eurozonën.

Qindra qytetarë janë mbledhur në  sheshin ‘Syntagma’, ku sipas mediave Greke ka pasur edhe përleshje të protestuesve me policinë. Protestuesit hedhin bomba molotov në drejtim të policisë, e cila po mundohet të mbajë nën kontroll turmën e njerëzve duke përdorur gaz lotsjellës. 
at
protesta greqi
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot