Koha e vrenjtur dhe shiu nuk i ndali kuriozët të shihnin nga afër sallën më të zhurmshme në Shqipëri. Atë që çdo të enjte pushtohet nga debatet, por që në 28 dhe 29 nëntor dyert i ka të hapura vetëm për qytetarët e jo politikanët.
Vizitori i parë është pikërisht Bashkim Saraçi. Vite më parë si pak kush kishte pasur fatin të lëvizte nëpër këto ambiente dhe të ndërtonte për deputetët e komunizmit tavolinat e punës.
Nga rrethet e nga Kosova, vizitoret e shumtë ishin pothuajse të gjithë në sinkron kur ankoheshin për shfaqen e së enjtes që zhvillohet nga kjo sallë.
Prej vitesh institucionet shqiptare hapin dyert për vizitorët gjatë festave të nëntorit. Pavarësisht kësaj interesi për institucionet ku bëhet politika e vendimmarrja mbetet i madh.
Sipas traditës së përvitshme parlamenti shqiptar ka hapur dyert për qytetarët. Krahas interesit të madh për ambientet vizitorët ankohen për atë që shohin çdo të enjte nga ekranet e televizorit.
[gallery]19903[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO