Parlamenti hap dyert, qytetarët
të pakënaqur me politikanët 

Parlamenti hap dyert, qytetarët<br />të pakënaqur me politikanët <br>
Parlamenti hapi sot dyert për të pritur qytetarët kuriozë për të parë më nga afër sallën ku çdo të enjte ulen ministra dhe deputetë. Kurioziteti ishte i madh. Disa prej qytetarëve folën për mikrofonin e Report TV, duke i dhënë një mesazh edhe politikanëve.

Ishin të shumtë qytetarët që vizituan sot sallën e Parlamentit, aty ku çdo të enjte politika mblidhet për të diskutuar dhe për të marrë vendime që i prekin të gjithë. Ka një pakënaqësi të përgjithshme të tyre ndaj politikanëve. Ajo çfarë shkon më shumë tek ata duket se janë konfliktet. 

“Ka tre palë, dy palë janë e djathta edhe e majta që duhet të punojnë për Shqipërinë edhe për popullin shqiptar, që të rregullohet gjendja se ka fukarenj. Deri tani këta s’kanë menduar”.

“Kam një mesazh sepse është dita që duhet të bashkohen. Mendoj se përpiqen por ka boshllëqe, puna është që të bashkëpunojnë të gjithë për një qëllim jo t’i vihen kundër njëri-tjetrit”.

“Ka zhvillime që ndodhin nga kjo sallë e normalisht që të shtyn kureshtja, goxha bukur, presim për më shumë, por nuk i ndjek edhe aq shumë e shpresoj për më të mirën në të ardhmen, duke parë vendet që na rrethojnë normalisht që shpresojmë për më shumë”.

“Është vend i bukur ku mund të shprehësh mendimin tënd e sigurisht mund ta bëjmë këtë vend më të bukur, secili politikan duhet të respektojë njëri-tjetrin, duhet të sjellin mendime sa më të mira për të ndryshuar vendin”.

“Përshtypje shumë të bukura, hera e parë që hyj në Parlament. Ditë feste që jemi  nuk është për tu thënë shumë gjëra politike por që ndryshimet janë për mirë, të bëjnë më të mirën për të gjithë ne shqiptarët”.

Parlamenti do të vijojë të qëndrojë i hapur edhe ditën e nesërme, sërish nga ora 10 :00 deri në 14:00.

dy.b/a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje