Parlamenti i Irakut kufizon
pushtetin e kryeministrit

Parlamenti i Irakut kufizon<br />pushtetin e kryeministrit

Ligjvënësit irakianë kanë votuar për të kufizuar pushtetin e kryeministrit Haidar al-Abadi në miratimin e refomave, duke e detyruar atë që të kërkojë aprovimin e parlamentit përpara se të kalojë reforma të rëndësishme.

Deputeti Muhsin al-Saadoun ka thënë se votimi i sotëm nuk është “qëndrim negativ” kundër planit të reformave të Abadit, porse parlamenti do që të ruajë ndarjen e kompetencave midis qeverisë dhe legjislativit.

Shkarkimi i nënkryetarëve dhe i zëvendës kryeministrave nga ana e Abadit, si dhe shkurtimet në pagat e punonjësve të qeverisë kanë ngjallur zemërim te partitë politike.

Abadi ka shpallur fushatën e reformave në muajin gusht, pas protestave masive kundër korrupsionit, shërbimeve të dobëta dhe shpenzimeve të pamatura të qeverisë.





Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën