ROSTOV - Parlamenti i Krimesë ka miratuar me 78 vota pro nga 100 të mundshme, deklaratën e pavaresisë nga Ukraiana, e cila është e nevojshme për të mbajtur referendumin e 16 marsit.
Një punonjës i parlamentit të Krimesë tha për agjensinë e lajmeve RIA-Novosti se ky dokument është shumë i rëndësishëm si për referendumin ashtu edhe për bashkimin me Rusinë.
Ndërkohë Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç ka folur sërish në një konfrerencë për shtyp nga qyteti i Rostovit në Rusi ku jeton që prej largimit nga Kievi. Janukoviç tha se ai është presidenti i ligjshëm dhe mbetet Komandanti në Fuqi i Ukrainës.
Ish presidenti shtoi se oficerët dhe ushtarët ukrainas të cilët janë betuar para flamurit nuk do të marrin urdhëra kriminale nga qeveria e Kievit, e cila erdhi në fuqi me një grusht shteti.
Gjatë fjalës së tij, Janukoviç dënoi vendimin e Washingtonit për të dhënë një borxh prej 1 miliardë dollarësh qeverisë së re të Kievit, duke thënë se ligjet e SHBA ndalojnë ndihma financiare për këdo qeveri e cila vjen në pushtet nëpërmjet grushtit të shtetit.
Sigurisht që ish-presidenti foli në lidhje me situatën në Krime duke akuzuar pikërisht qeverinë e re ukrainase se veprimet e saj ishin shkaku i kësaj krize në rajon. Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se do të rikthehej në Ukrainë sapo kushtet të ishin të përshtatshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com