Parlamenti i Ontarios në Kanada miraton projektligjin për të shpallur nëntorin, muaji i trashëgimisë shqiptare

/ATSH/- Parlamenti i Ontarios në Kanada ka miratuar projektligjin për të shpallur nëntorin, muaji i trashëgimisë shqiptare.
Bashkatdhetarë të të gjitha trojeve u bënë bashkë për të festuar dhe gëzuar këtë ditë historike për komunitetin shqiptar të Kanadasë.
Ministria e Punëve të Jashtme përcjell përmes fotove atmosferën e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Toronto.
Nisma është ndërmarrë dy vite më parë nga Presidentja e Nderit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj, ndërsa komuniteti shqiptar falenderon deputeten Laura Albanese që e solli projektligjin në Parlament, bashkë me shumë deputetë të tjerë që e mbështetën fuqimisht këtë projektligj.
Në këtë event artistik ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Elida Petoshati nga Ottawa por edhe shoqata si-motra e bashkësitë fetare.
Për realizimin e këtij projekti madhor të komunitetit shqiptar të Kanadasë, kontribuan si ; Grupi i Punës për Trashëgiminë, Zv. Presidenti i Shoqates Z. Ramazan Këllezi bashkë me "Shqiponjat e Vogla", Mbretëresha e Valles Popullore, Lili Cingu, sopranoja që mahniti parlamentarët me zërin e saj Mirela Tafaj, Pasqyra Shqiptare me producent, Ilir Lena kamera e së cilit përcjell emocionet e ngjarjes tek të gjithë bashkatdhetarët , LGH Art Photography me fotografin profesionist Gent Hali, Bruna Brari me tortën simbolike, si dhe shumë vullnetarëve dhe aktivistëve të Shoqatës ndër vite.
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai