Parlamenti italian ka iniciuar një rezolutë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Përmes një letre falenderimi dërguar homologut të tij italian Roberto Fico, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka konsideruar Italinë një fqinj të çmuar dhe partner i fuqishëm.
Ruçi shprehet i bindur në vendosmërinë që do të tregojë Roma në mbledhjen e Këshillit Evropian, më 18 tetor, kur do të vendoset për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Dëshiroj t’Ju falenderoj për Rezolutën “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, miratuar njëzëri nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane në datën 19 korrik.
Në Rezolutë vlerësohen reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandohet qeverisë italiane të mbështesë në mënyrë aktive dhe të fuqizojë rolin e vet si një partner i vëmendshëm në mbrojtje të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit si edhe të paqes e stabilitetit të Europës dhe Mesdheut
Shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin që Italia, fqinji dhe partneri ynë i fuqishëm, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe të shpreh bindjen në qëndrimin e vendosur të qeverisë italiane në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjithashtu, përfitoj nga ky rast për të përsëritur ftesën time për një vizitë zyrtare të Shkëlqesisë Suaj në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj”, shkruhet në letër.
Rezoluta është miratuar më 19 korrik nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.9%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.1%
Vota total: 2173
Lajme të tjera
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52
-
FOTO/ Roberto Fico, President i Parlamentit Italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i çfarëdoshëm
25 Gusht 2022, 18:11
-
Ekskluzive/ Kreu i Dhomës së Deputetëve në Itali, Fico për Report Tv: Koha për të hapur negociatat me Shqipërinë! Ballkani i Hapur? Nismat që forcojnë bashkëpunimin, të mira
12 Prill 2022, 17:16
-
Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fico konferencë me Nikollën: BE të hap negociatat me Shqipërinë, është çështje strategjike zgjerimi i saj në Ballkan
12 Prill 2022, 10:49
-
Ngrihet Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Tiranë, presidenti i Dhomës Italiane, Fico: Ky investim do shpëtojë jo vetëm jetë, por do parandalojë dhe katastrofa
12 Prill 2022, 09:53
-
Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn
11 Prill 2022, 10:30
-
Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar
6 Dhjetor 2021, 15:53
-
Mero Baze publikon videon: Kur Berisha sulmonte Ruçin dhe shpjegonte sa e rëndë është për Shqipërinë nëse SHBA i heq vizën një politikani shqiptar
4 Nëntor 2021, 21:40
-
Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro dhe 4 kundër! Soreca e uron: Roli i parlamentit kyç për pranimin e vendit në BE
10 Shtator 2021, 18:34
-
Vienë, Ruçi në Konferencën e Unionit Parlamentar Ndërkombëtar: Të shfrytëzojmë përvojat e gjithsecilit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE
9 Shtator 2021, 14:27