Serie A e futbollit në Itali nisi mesditën e kësaj të shtune me raundin e 17-të. Në stadiumin "Ennio Tardini", vendasit e Parmës fituan 1-0 kundër Fiorentinës. Goli i Sorensen në minutën e 48-të i dha tri pikë me shumë vlerë të besuarve të Carlos Cuestas duke i ngjitur për momentin në pozitën e 14-të me 17 pikë.
Nga ana tjetër, Fiorentina është duke vuajtur sezonin më të dobët dhe me vetëm një fitore (asaj 5-1 kundër Udineses një javë më parë) mban vendin e fundit me nëntë pikë.
Po sot në Serie A luhen edhe katër takime të tjera. Në fushë zbresin ekipe si Como, Lazio dhe Juventusi.
E shtunë, 27 dhjetor 2025
Parma 1-0 Fiorentina
15:00 Lecce - Como
15:00 Torino - Cagliari
18:00 Udinese - Lazio
20:45 Pisa - Juventus
Komente









