Klubi legjendë i Parmës që pak vite më parë shkoi në ligën e fundit në Itali pasi shpalli falimentimin, duket se e ka kaluar krizën dhe po vazhdon një ngjitje graduale vit pas viti.

Parma këtë vit militon në Seria B, dhe po kalon një formë të mirë duke qenë pjesë e skuadrave kryesuese që pretendojnë të ngjiten në një kategori më lart, Seria A.

Grupi kinez Desports ka marre nën kontroll klubin italian te Parmes, duke siguruar 60% te kapitaleve, ka bere te ditur te premten Parma.

Klubi “shpreh kenaqesine te informoje se te gjitha procedurat jane permbyllur me nje akord te nenshkruar”, thuhej në njoftimin e klubit.

Operacioni do të finalizohet zyrtarisht në mesin e këtij muaji, pritet që pronari i ri Jiang Lizhang, president i grupit Desports që të udhëtojë drejt italisë në mbledhjes e këshillit administrativ ku edhe do të caktohet si president i klubit.

Desports eshte i specializuar ne marketing dhe te drejtat sportive.

Jiang Lizhang tashme eshte pronar me 100% i klubit spanjoll te Grenades


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com