TIRANE - Arrestimi i djeshëm i Paro Laçit i ka dhënë fund historisë 6-vjeçare të fshehjes prej drejtësisë italiane me një identitet të rremë, si shtetasi serb Berisic Paro.
Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar Laçin në vitin 2006 me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997 ai akuzohej për trafikimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe 34 kilogramë kokainë të pastër të kapur nga policia e qytetit të Milanos. Për pak kohë Laçi është hetuar në gjendje të lirë dhe ka përfituar për t’u arratisur në Shqipëri, ku i fshihej autoriteteve italiane me identitetin e tij real Paro Laçi.
Edhe pse i dënuar në Shqipëri me 9 muaj burgim për trukim dhe favorizim korrupsioni, Laçi ishte i pa skeduar për dënimin nga Gjykata e Milanos duke iu fshehur drejtësisë me identitetin e rremë, edhe pse fotoja e vendosur nga Interpol Italia ishte e njëjtë me atë të Paro Laçit. Letër porosia e dërguar nga autoritetet italiane pas përgjigjes së Interpol Serbia se ky shtetas nuk ekziston dhe nuk është një shtetas Serb ka bërë që Interpol Tirana të ekzekutojë urdhër-ndalimin ndaj Paro Laçit dhe ta arrestoj këtë të fundit.
48-vjeçari Laçi u arrestua dje pasdite rreth orës 15:30 në kryeqytet, nga efektivët e njësisë operacionale dhe të kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, fare pranë Komisariatit numër 2, jo shumë larg zyrave të klubit të futbollit “Partizani”, në të cilin ai është administrator me 40 % të aksioneve, një pjesë të të cilave ai ia bleu ish-presidentit të Partizanit, Albert Xhani.
Laçi ndodhet në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet dalja e tij para gjykatës, ku kjo e fundit do të vendosë për një ekstradim të mundshëm drejt Italisë.

(Në foto faqja e Interpol Italia, identiteti i rremë i Paro Laçit)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com