Partia Agrare Ambientaliste ka nënshkruar një marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar për t'u gjendur afër fermerëve, peshkatarëve, bujqve dhe për t'i përfaqësuar sa më mirë ata në parlamentin e ardhshëm.
Kryetari i PAA-së Agron Duka do të bashkëpunojë me Agim Rrapaj, kryetarin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ku bëjnë pjesë 34 shoqata që përfaqësojne fermerët, agropërpunimin dhe agroturizmin.
Ish-ministri i financave, Arben Malaj shprehet se synohet të jetë një parti e ardhshme parlamentare e të jetë zëri real i shqetësimeve të fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, bletërritësve, i grumbulluesve dhe përpunuesve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
"PAA nënshkroi një marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar me qëllimin e qartë për t'u gjendur afër fermerëve, peshkatarëve, bujqvedhe për të përfaësuar sa më mirë ata në parlamentin e ardhshëm. Partia Agrare Ambientaliste synon që të jetë parti parlamentare, besojmë që ky bashskëpunim të jetë efikas me seriozitetin maksimal bazuar në problkemet reale dhe duke dhënë zgjidhet më të mira, të cilat nga një anë do të rrisin të ardhurat e fermerëve dhe nga ana tjetër do të krijojë një qëndrueshmëri të zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë", ka thënë Malaj.
E ç'pune ka partia ketu?
Përgjigju