Një koncert është organizuar te ‘Piramida’ në qytet që prej orës 18:00 të pasdites sot e që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Ky organizim përkon në të njëjtin orar me protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që pritet të mbahet fare pranë koncertit, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara kryeministrisë.
Berisha i është rikthyer dhe strategjisë së vjetër, fjalimeve që mesa duket do të ‘miksohen’ me muzikën e dj dhe këngëtarëve të ftuar në koncert. Sakaq, zona te 'Pramida' ku do të mbahet koncerti, është e rrethuar me gardh metalik dhe e ndarë nga pjesa tjetër e bulevardit.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin









