Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook “demaskon” Edmond Spahon.
Rama ka publikuar një video ku ish-deputeti i PD-së, Spaho takohet me Petraq Dhespollari, i cili shfaqet si një prej banorëve shtëpia e të cilit ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019.
Sipas Ramës, banori në fjalë gënjeu, pasi shtëpia në video nuk ishte e tyre, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit.
“Faktet tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë.”, thuhet në video.
Gjatë videos shfaqet një vendim, i cili daton më 23 shtator të viti 2019, dhe pasqyron faktin se Këshilli Bashkiak Kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 % për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit. Më pas është lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe zotit Dhespollari në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres.
Vidoja vijon me paraqitjen e një fature në të vilën figuron fakti se zoti Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qerasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë.
“Por ndërkohë që çifti i të moshuarve ka mundësinë ta kalojë dimrin në një banesë me kushte normale, Partia Demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, të njerëzve të zakonshëm, me shpresën se vetëm kështu, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, do të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash!”, thuhet në fund te videos.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25